Shala për projektligjin për produktet bazë: Është në kundërshtim me parimet e tregut të lirë

Në emisionin "Magazina" në Radio Dukagjini, deputeti i PDK-së, Ferat Shala, në lidhje me projektligjin për caktimin e çmimeve tavan për produktet themelore që pritet të jetë në rend dite në seancën e së enjtes në Kuvend, ka thënë se është projektligj i centralizimit të shtetit dhe monopolizimit klasik

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala





Deputeti i Partisë Demokratike (PDK), Ferat Shala njëherësh kryetari i Komisionit për Ekonomi, në lidhje me projektligjin për caktimin e çmimeve tavan për produktet bazë që pritet të jetë në rend dite në seancën e së enjtes në Kuvend të Kosovës, ka thënë se ky projektligj është më shumë i dëmshëm sesa i dobishëm.

Deputeti i PDK-së në një lidhje telefonike në Radio Dukagjini në emisionin “Magazina”, me Lirik Sylmetaj dhe Blerina Neziri është shprehur se në këtë projektligj është ndërhyrë ligjërisht dhe është në kundërshtim me parimet e tregut të lirë.

“Ne pajtohemi me këtë projektligj, nëse është mbi bazën e një ligji të diskutuar në publik që është brenda kornizës kushtetuese të Kosovës”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, ky është projektligj i centralizimit të shtetit dhe monopolizimit klasik.

“Ky projektligj bart të gjithë problemin e të gjithë artikujve në dorën e një ministre”, ka vijuar ai.

Sipas tij, duhet të ketë mekanizma që e vlerësojnë destabilizimin në treg dhe të ketë një sqarim ligjor, pastaj të dalë në diskutim publik.

“Nuk ka qartësi ligji, jo nga nivele politike por nuk ka kapacitete, mënyra si është e shkruar është e rrezikshme për ekonominë dhe mund të ankimohet në procedura gjyqësore”, ka theksuar Ferati.

Ndërkaq, në lidhje me fjalimin e kryeministrit Rama në Këshillin e Evropës për raportin e Dick Marty-it, ka kërkuar që politika e Kosovës të jetë në koherencë me politikat globale.

“Nuk mund të fajësoj politikën e Shqipërisë, por të kërkoj llogaridhënie nga Kosova, nga kryetarja e shtetit, nga Kurti, nga Gërvalla dhe nga kryeparlamentari të jenë në koherencë me politikat globale, praktikisht nuk i kemi askund”.

Sipas tij, nuk është e arsyeshme që politika e jashtme e Kosovës dhe e Shqipërisë të divergjojnë “vrazhdë dhe pa kuptim”.

Ndërkaq videot e postuara së fundmi nga Lëvizja Vetëvendosje duke kritikuar ish-pushtetarët e opozitën, Ferati i ka cilësuar si denigruese për politikën e Kosovës.

Sipas tij, VV-ja me anë të këtyre videove, në mungesë të sukseseve, po luan lojën e popullizmit.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika