Shala: Rritja e çmimit të energjisë, pasojë e keqmenaxhimit dhe ndikimeve politike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka reaguar në lidhje me kërkesën për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke e cilësuar atë si rezultat të një planifikimi të dobët dhe një qasjeje joprofesionale ndaj kostove reale të operimit.

Sipas Shalës, nënvlerësimi i kostove në vitin e kaluar dhe shtyrja e trajtimit të tyre ka krijuar një barrë financiare të cilën tani duhet ta mbulojnë qytetarët.

Ai ka akuzuar qeverinë për menaxhim të dobët dhe për vendimmarrje të ndikuar politikisht, duke e konsideruar rritjen e tarifave si të padrejtë dhe të papërballueshme për konsumatorët.

“Kërkesa për rritjen e çmimit të energjisë është pasojë e një planifikimi jo të duhur dhe një qasjeje joprofesionale ndaj kostove reale të operimit.

Nënvlerësimi i kostove në vitin e kaluar dhe shtyrja e tyre për t’u trajtuar më vonë ka krijuar një barrë financiare që tani duhet të paguhet nga konsumatorët fundor. Kjo praktikë nuk është e drejtë dhe tregon për një menaxhim të dobët dhe të ndikuar, ku vendimet merren më shumë për arsye politike sesa në interes të konsumatorëve.

Sipas kërkesave të paraqitura nga kompanitë e energjisë, rritja e çmimeve mund të jetë e konsiderueshme. Kjo për faktin se KESCO dhe KEDS kanë kërkuar që të hyrat e lejuara për vitin 2025 të rriten dukshëm (rreth 100 milion), si pasoj e tejkalimeve në vitin e kaluar. Nga informatat publike, operatoret (KOSTT,KEDS dhe KESCO) kanë këkruar rritje rreth 30%, dhe kjo rritje është e papërballueshme për konsumatorin.

ZRRE, duhet të jetë e kujdesshme duke treguar transparenc dhe profesionalizëm në vlerësimin e aplikimeve tarifore nga operatorët. Sidoqoft cdo rritje e energjisë elektrike paraqet ngarkesë për konsumatorët dhe papergjegjësi nga ana e qeverisë së Kosovës.

Fatkeqësisht, jemi para një realiteti ku nga Prilli i këtij viti faturat e konsumatorëve do të pësojnë rritje të theksuar, e cila do të legjitimohet përmes vendimit nga bordi i ZRRE-së”, ka shkruar Shala në Facebook.

Ai ka kritikuar qeverinë për refuzimin e projekteve për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike, duke e bërë Kosovën më të varur nga importi i energjisë dhe duke i vendosur konsumatorët para faturave më të larta.

“Rritja e çmimeve të energjisë nuk duhet të jetë një zgjidhje e parë, por një masë e fundit pas shterimit të të gjitha mundësive për menaxhim më efikas dhe mbështetje shtetërore. Për ta parandaluar këtë rritje, nevojiten disa hapa të domosdoshëm, si, transparencë më e madhe, ku Institucionet përgjegjëse dhe kompanitë energjetike duhet të jenë më të hapura me publikun për mënyrën se si llogariten tarifat. Publiku duhet të ketë qasje në të dhëna të detajuara mbi kostot e furnizimit, importit dhe operimit të sistemit energjetik.

Kosova ka humbur shumë në mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik gjatë këtyre 4 viteve. Refuzimi i projekteve për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike ka ndikuar direkt në varëshmërin e sektorit nga Importi i energjisë elektrike, dhe si pasoj tani konsumatorët i bartin pasojat në faturat e tyre.

Prandaj, rritjen e kapaciteteve të brendshme të prodhimit të energjisë nga burime të qëndrueshme, duke shfrytëzuar burimet alternative si era dhe dielli, janë zgjidhje e domosdoshme.

Në këto rrethana, Qeveria duhet të ndërhyjë për të shmangur një barrë të menjëhershme mbi qytetarët. Ndikimet politike nga vitet e kaluara kanë sjellë sektorin energjetik në një situatë të vështirë, prandaj, kërkohet një qasje shtetërore më strategjike për të siguruar një sistem energjetik që është i qëndrueshëm dhe i përballueshëm për konsumatorët”, ka shtuar Shala.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika