Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, përmes një njoftimi në Facebook ka parashtruar disa pyetje të cilat kanë të bëjnë me Gjykatën Kushtetuese.
Ai ka ngritur pikëpyetje lidhur me funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.
“A pritet supriz në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës?; A do të kemi ndonjë surprizë në procesin e kompletimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nga Qeveria?; A është qëllimi që edhe ky institucion të kapet nga qeveria e ‘Diona Mihalovit’ përmes të cilës ata planifikojnë dhe sulmojnë çdo vendim të kësaj gjykate?”, ka shkruar Shala.
Shala ka bërë referencë ndaj përvojave të mëparshme, kur persona nga jashtë janë emëruar në poste kyçe në institucionet e Kosovës dhe është shprehur se është për t’u parë në të ardhmen nëse do të ketë zhvillime të tilla edhe në rastin e Gjykatës Kushtetuese.
“A do të sjellin dikë nga Tirana, siç ka ndodhur në disa institucione dhe kjo do të bëhet përmes dhënies së shtetësisë së Kosovës me një procedurë të shpejtë, kjo mbetet për t’u parë në javët ne vijim!”, ka përfunduar Shala.