Shala: Siguria është liri, përgatitja është mençuri

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, ka njoftuar për kërcënimin hibrid që po shkakton dëme, pasiguri dhe paqëndrueshmëri në Kosovë. Ky kërcënim hibrid përfshin metodat e ndryshme për të arritur qëllimin e tij, duke përfshirë përhapjen e dezinformatave, ushtrimin e presionit, terrorizmin, krimin, sabotimin e furnizimeve me energji dhe ujë. Sipas tij në raste tjera, ky kërcënim mund të përfshijë edhe veprime ushtarake

Njohësi i sigurisë, Drizan Shala

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur për kërcënimin hibrid që po i bëhet Kosovës duke shkaktuar dëm, pasiguri dhe paqëndrueshmëri në vend.

“Metodat për ta arritur këtë përfshijnë përhapjen e dezinformatave, ushtrimin e presionit, terrorizmin, krimin, sabotimin e furnizimeve me energji dhe ujë dhe infrastrukturë tjetër kritike – ato mund të përfshijnë edhe veprime ushtarake”, ka shkruar Shala.

Ndër të tjera, ai ka pyetur se a duhet që qytetaret të jenë të vetëdijshëm dhe të shqetësuar “për kërcënime të tilla?”.

Krejt kjo si pasojë që “kërcënimet hibride shkaktohen nga operatorë të jashtëm, të tillë mund të jetë ose jo një shtet (rastin tonë Serbia). Për më tepër, edhe kur një shtet qëndron pas një kërcënimi, ai do të përpiqet ta mbajë të fshehur përfshirjen e tij për të parandaluar identifikimin si autor”.

Ai ka vazhduar tutje duke thënë se “kjo do të çojë në ndikimin, ndërhyrjen dhe shkatërrimin që ndodh në nivel lokal, ne gjithashtu duhet t’i kushtojmë vëmendje se nga i marrim “lajmet” tona dhe çfarë lloj informacioni kërkojmë në mediat sociale”.

Ai ka bëre të ditur se duhet të jemi vigjilentë dhe të “vetëdijshëm se shumë njerëz i përdorin qëllimisht këto kanale në një përpjekje për të ndikuar në mendimet dhe opinionet tona, si në mënyra të mira ashtu edhe në të këqija”.

“Ne gjithashtu duhet ti kushtojmë një  fenomenit rendësi e që në praktike dihet me termin ‘flluska’, për shembull, në mediat sociale njerëzit priren të flasin më shumë me ata që ndajnë të njëjtat pikëpamje. Kjo mund të forcojë lehtësisht paragjykimet tona dhe çdo nocion të pasaktë që mund të kemi”, vijon ai.

Përndryshe një kërcënim sipas tij “krijohet kur një i huaj vepron nën një identitet të rremë dhe ndikon negativisht në opinionet e njerëzve në mediat sociale, për shembull, ose kur ata fitojnë akses në rrjetin tonë të infrastruktures kritike apo edhe në jetën e individëve privatë. Kjo do të thotë që operatori i jashtëm mund të ndryshojë polarizimin natyror dhe ta transformojë atë në diçka të pashëndetshme, një përzierje kërcënimesh hibride”.

“Siguria është liri, përgatitja është mençuri!”, ka përfunduar Shala.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika