“Në favor të Serbisë”, – Shala: Sovraniteti në veri s’mbahet me polici, mos të tallemi

Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, ka kritikuar përdorimin e forcave policore në veri, duke theksuar se kjo qasje është e pamjaftueshme për të shtritë sovranitet dhe mund të shfrytëzohet nga Serbia.

Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, ka folur rreth situatës në veri të vendit dhe politikave/veprimeve të Qeverisë Kurti në këtë drejtim.

Shala kritikoi qasjen e përdorimit të forcave policore për të mbajtur sovranitetin, duke theksuar se një veprim i tillë nuk është i mjaftueshëm dhe mund të përdoret në avantazh nga Serbia. Sipas tij, sovraniteti nuk mund të mbahet vetëm me polici, dhe të tilla përpjekje janë të pamjaftueshme për të zgjidhur situatën.

“Asnjë problem nuk e akne në shtetin e Kosovës serbët e Kosovës me çfarë japin dokumente tona dhe mundësitë që krijon Kosova. Por ka refuzim politik. Prandaj edhe sot themi që gjen në veri nuk ka ndryshuar shumë. Përkundrazi është kthyer në gjendje të sigurisë sepse refuzimi politik është shumë i madh. Kjo duhet të zgjidhet.

(Sovraniteti) është zhbërë sepse nuk ka institucione, s’mbahet sovranitet me polici – mos të tallemi më këtë çështje. Përkundrazi atë Serbia po e përdor në favorin e saj. Dhe shikojeni, Serbia të organizojë sulm terrorist, në sanksionohemi ajo shpërblehet. Pse, sepse bën veprime që nuk arrin ti argumenton. Pastaj veprimet cilësohen të kundërligjshme, t’i thuash që po e instrumentalizon policinë, i bie që po e përdor kundërligjshëm. Unë e di që nuk është kështu. Por ky është rrëfimi. Ky është rrëfimi i rinuar ndërkombëtarisht”, ka thënë Shala në Debat Plus.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika