Shala: Të mblidhet Këshilli i Sigurisë, ministri i MPB-së nuk mund të jetë në komandën operacionale

Eksperti i Sigurisë, Drizan Shala, ka thënë se ndërhyrjet politike janë në dëm të operacioneve të sigurisë. Sipas tij, nuk është ministri Sveçla, ai i cili duhet të merret me komandën operacionale

Eksperti i Sigurisë, Drizan Shala





Eksperti i Sigurisë, Drizan Shala, ka thënë se Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet të thërrasin një mbledhje të Këshillit të Sigurisë.

I ftuar në “FIVE” në RTV Dukagjini, Shala ka thënë se e sheh të domosdoshme mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, pasi kërkesa për të shtyrë afatin e ndërrimit të targave e detyron atë të veprojë.

“Mendoj që është e domosdoshme, megjithëse edhe nga partnerët tanë strategjik ka pasur kërkesë zyrtare që të shtyhet ky afat. Kemi një rrjedhë informacionesh për ekzistencën e një grupi të armatosur, kjo e detyron drejtpërdrejt kryeministrin të reagojë. Në këtë aspekt, kjo e detyron kryeministrin dhe presidenten të thërrasin Këshillin e Sigurisë Kombëtare, dhe të bisedohet e të merren informacione relevante”, ka deklaruar Shala.

Krahas kësaj, ai ka thënë se bazuar në akterët operacionalë, siç është Policia e Kosovës dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, të dyja kanë informacione mbi grupet ilegale, të cilat, mund të cenojnë sigurinë në Kosovë. Për të njëjtat, ai ka thënë se janë në gjendje të sigurt operimi në rast nevoje.

Ndërhyrjet politike, sipas Shalës, janë në dëm të operacioneve të tilla, dhe për këtë, ai nuk i është referuar Kryeministrit Kurti.

“Ministri i Punëve të Brendshme nuk mund të jetë në komandën operacionale dhe të vendosë se cilat njësi dhe si të lëvizin në terren. Barra duhet t’u lihet udhëheqësve në atë pjesë”, ka deklaruar Shala.

Lidhur me çështjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, ai ka thënë se mbetet një asociacion me kompetenca ekzekutive, pavarësisht hijeshimeve që mund të bëhen nga ana e spektrit politik.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika