Shala transferohet në Hagë, avokati i tij thotë se ia kanë ndërprerë komunikimin me familjarët

Ish-deputeti dhe ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Haxhi Shala, është transferuar në Gjykatën Speciale në Hagë

Haxhi Shala, anëtar i AAK-së

Ish-deputeti dhe ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Haxhi Shala, është transferuar në Gjykatën Speciale në Hagë.

Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin, avokati i tij, Xhevdet Smakiqi.

Smakiqi tha se Shalës i është ndërprerë çdo komunikim edhe me familjarët e tij.

Ai foli edhe për bastisjen në shtëpinë e Shalës, duke e cilësuar si të kundërligjshme, sepse sipas tij, bastisja është bërë pa praninë e avokatit.

Shala u ndalua dhe u dërgua në zyrat e EULEX-it të hënën.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, me seli në Hagë, nuk ka dashur të komentojë këtë rast, por ka konfirmuar se janë duke u zhvilluar operacione në Kosovë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika