Shala: Vuçiq nuk i beson as kabinetit të tij qeveritar

Drizan Shala, ekspert i sigurisë, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk i beson as kabinetit të tij qeveritar

Drizan Shala, ekspert i sigurisë

Sipas ekspertit të sigurisë, Drizan Shala, nuk do të ketë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në takimin e radhës më 18 mars.

Ai në emisionin “Five”, tha se marrëveshjen nuk pritet ta pranojë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili, sipas tij, është duke e ngritur nacionalizmin brenda Serbisë.

“Unë mendoj se nuk do të ketë fare dakordim në këtë takim, sepse atmosfera politike e Vuciqit në këtë dimenzion, është duke lëvizur, duke e ngritur nacionalizimin brenda shtetit të Serbisë, duke krijuar një fushatë politike apo zgjedhore në Beograd. Në anën tjetër ka qëndrim të prerë që është betuar në Kushtetutën e Serbisë”, ka thënë ai.

Sipas tij, gjysma e kabinetit qeveritar në Serbi influencohet nga Rusia dhe presidenti i saj, Vladimir Putin.

Ai është shprehur se vetë Vuçiq nuk i beson kabinetit të tij.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika