Shaqiri kërkon fitore ndaj Kosovës, por nuk do të festojë nëse shënon gol

Xherdan Shaqiri ka thënë se Zvicra do të synojë ta mposhtë Kosovën të shtunën për ta konfirmuar kualifikimin në “Euro 2024”. Por në rast se do shënojë gol, Shaqiri ka thënë se nuk do të festojë pasi ai gëzon respekt të madh për Kosovën, pasi është vendlindja e tij

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri, ka thënë se Zvicra do të synojë ta mposhtë Kosovën të shtunën për ta konfirmuar kualifikimin në “Euro 2024”. Por në rast se do të shënojë gol, Shaqiri ka thënë se nuk do të festojë pasi ai gëzon respekt të madh për Kosovën, pasi është vendlindja e tij.

Shaqiri ka thënë se nuk do të festojë në asnjë mënyrë nëse shënon gol ndaj Kosovës.

“Kam respekt të madh për Kosovën. Kam lindur në Kosovë, prindërit e mi janë nga Kosova dhe atje kam shumë të afërm. Përkundër kësaj, unë dua të shënoj gola për Zvicrën të shtunën, pasi luaj futboll dhe kjo është puna im. Por, jam i bindur se nuk do të festoj”, shtoi Shaqiri.

Në konferencën për media, Shaqiri është paraqitur përkrah selektorit Murat Yakin.

Shaqiri pranoi se nuk ishte aspak i kënaqur që nuk u aktivizua ndaj Izraelit, ndeshje që u luajt në Hungari dhe përfundoi 1:1.

Megjithatë, ai pritet të jetë titullar ndaj Kosovës në duelin që luhet të shtunën prej orës 20:45 në Basel dhe i takon Grupit I kualifikues.

Në këtë ndeshje, Shaqiri do ta regjistrojë paraqitjen e tij të 118-të me “helvetikët”.

“Nuk isha aspak i kënaqur që nuk luajta kundër Izraelit, por pas ndeshjes kemi biseduar me trajnerin dhe gjithçka është në rregull. Kjo është shumë e rëndësishme. Tash, me intereson ndeshja me Kosovën, të cilën duhet ta fitojmë. Jam i gatshëm ta ndihmoj ekipin, pasi të gjithë i dinë cilësitë e mia”, ka thënë Shaqiri.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika