Shatri: Rritja e çmimeve dyfish më shpejt se pagat ka ulur standardin e jetesës

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, ka theksuar se rritja e çmimeve të shërbimeve publike kyçe ka tejkaluar rritjen e pagave, duke çuar në një rënie të standardit të jetesës për qytetarët.

Sipas Shatrit, inflacioni ka ndikuar në mënyrë drastike që nga viti 2015, me rritje të çmimeve për ushqimet dhe pijet alkoolike prej 47%, ndërsa shërbimet e ujit dhe energjisë janë rritur mesatarisht me 21%.

Rritja e shpenzimeve në shëndetësi, transport dhe arsim ka qenë gjithashtu e konsiderueshme, përderisa paga mesatare është rritur vetëm 12%.

“Unë i kam nxjerrë disa të dhëna në krahasim me vitin 2015, sepse deri në vitin 2020 inflacionet kanë qenë të papërfillshme, prej 2021 është shumë më e lartë. Ushqimi dhe pijet alkoolike janë shtrenjtuar 47 për qind, ne fund të vitit 2023 krahasim me vitin 2015, sepse deri ne vitin 2020 nuk ka pasur inflacion  që meriton të përmendet”, ka theksuar ai në Debat Analizë.

Shatri e ka cilësuar këtë rritje të shpejtë të çmimeve si një ngarkesë të padurueshme për qytetarët, duke e konsideruar si një formë takse që nuk është paguar në shërbimet publike.

“Uji dhe energjia mesatarisht 21 për qind janë shtrenjtuar, shëndetësia 16 për qind, transporti 18 për qind, arsimi 31 për qind. Kur krahasohen me rritje të pagave që ishte mesatarja 12 për qind do të thotë rritja e pagave ka shkuar shumë më ngadalë çmimet e këtyre shërbimeve ka shkuar dyfish më shpejt përpara, që i bie një rënie e standardit jetësor  , që i bie në një formë i ke marrë prej qytetarëve në formë taksave dhe nuk ua ke kthyer si shërbim”, ka deklaruar Shatri.

Shija e redaktorit

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua...

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, mbështetur nga shtëpia botuese "Dukagjini", shënuan “Festivalin e Matematikës” për të tretin vit me radhë, duke vlerësuar dhe nxitur...

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

Të fundit nga rubrika