Shatri: Rritja e çmimit të rrymës e papërballueshme për qytetarët, 70% më shumë se në 2020

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri ka theksuar se rritja e çmimit të energjisë elektrike, 70% më shumë se në vitin 2020, po krijon një barrë të rëndë financiare për qytetarët

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, ka shprehur shqetësimin për ngarkesën që po krijon rritja e çmimeve në sektorin e shërbimeve publike, sidomos në energjinë elektrike.

Në emisionin “Debat Analizë”, ai ka theksuar se qytetarët po përballen me sfida të mëdha financiare për shkak të kostove të rritura të jetesës.

Duke iu referuar të dhënave nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE), Shatri ka theksuar se çmimi mesatar i shitjes së energjisë elektrike për 10 muajt e vitit 2024 ka arritur në 8.1 cent/kWh (pa TVSH), nga 5.6 cent/kWh në vitin 2020, duke shënuar një rritje prej 70%.

“Me të drejtë janë të shqetësuar qytetarët për ngarkesën që bëhet në fondin e pagave dhe për shpenzimet për shërbimet publike. Një pjesë specifike e këtyre shpenzimeve është energjia elektrike, çmimi i së cilës është rritur mbi 40% gjatë vitit 2023, sipas llogaritjeve të mia”, ka theksuar Shatri.

“Kjo i bie prej 2020 me 5.6, në 8.1 70 për qind rritje, është domethënë një rritje shumë më e përshpejtuar e çmimit sesa rritja e të ardhurave personale, rritja e pensioneve dhe shtesave sociale. Pra e ngarkon barrën e shpenzimeve, sepse këto shpenzime nuk janë alternative që mund t’iu shmangesh por janë me patjetër qenë fund të muajit duhet të paguhen”, ka deklaruar tutje Shatri ne Debat Analizë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika