Shatri: Vendimi për rritjen e tatimit duhet të anulohet

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri ka thënë se rritja e vlerës së tatimit në pronë ka qenë e panevojshme dhe se duhet të anulohet

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri

Skandaloz e tejet të panevojshëm e ka quajtur vendimin për rritjen e tatimit në pronë, ish-ministri i Financave Haki Shatri.

Ai në emisionin “Five” të Rtv Dukagjinit, ka thënë se këtë vendim e ka marrë ministri i Financave, Hekuran Murati dhe jo komunat.

Ky vendim sipas Shatrit duhet të anulohet dhe të rishikiohet.

“Është për t’u brengos për vendimet skandaloze të qeverisë në kohën e inflacionit dhe shtrenjtimit të çmimeve. Të gjitha vendimet që janë marrë deri më sot për mirëqenien e qytetarëve, janë skandaloze të dëmshme, edhe për standardin e qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik. Veprimi i fundit për tatimin në pronë na ka shokuar për përmbajtjen që ka dhe ndryshimet e mëdha në vlerën e tatimit në pronë”, ka thënë ai.

Vlerësimi i pronave sipas Shatrit nuk është bërë në mënyrë reale. Kjo sipas tij është ngarkesë për qytetarët e Kosovës.

“Vlerësimi nuk është bërë real është bërë tendencioz. Në kushte kur i kemi 13% normën e përgjithshme të inflacionit dhe të artikujve 30 deri 60%, dhe vjen një qeveri që i thotë vetes me orientim të majtë, i ngarkon qytetarët me një normë të tejshtuar, është e papranueshme”, ka thënë ai.

Shatri po ashtu tha se fatura e tij e tatimit në pronë i është rritur pesë fish.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika