SHBA: 20 mijë rusë të vrarë në Ukrainë që nga dhjetori

Rusia ka pësuar 100 mijë viktima, duke përfshirë më shumë se 20 mijë të vrarë, ndërsa Ukraina u ka rezistuar sulmeve të rënda nga forcat ruse në Ukrainën lindore

Shtëpia e Bardhë tha të hënën se tani vlerëson se vetëm që nga dhjetori, Rusia ka pësuar 100 mijë viktima, duke përfshirë më shumë se 20 mijë të vrarë, ndërsa Ukraina u ka rezistuar sulmeve të rënda nga forcat ruse në Ukrainën lindore.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se vlerësimi i Shteteve të Bashkuara bazohet në të dhënat e sapopublikuara të shërbimeve amerikane të zbulimit. Ai nuk dha detaje se si agjencitë amerikane të zbulimit arritën në këtë përfundim, shkruan VOA.

Shefi i shtatmadhorisë amerikane, gjenerali Mark Milley, tha në nëntor se Rusia kishte pësuar mbi 100 mijë të vrarë ose të plagosur në tetë muajt e parë të luftës. Shifrat e reja sugjerojnë se humbjet ruse janë rritur në mënyrë dramatike në muajt e fundit.

Trupat nga grupi mercenar rus Wagner dhe forcat e tjera ruse po luftojnë kundër trupave ukrainase shtëpi më shtëpi për kontrollin e asaj që është bërë e njohur si “rruga e jetës”, rruga e fundit e mbetur në perëndim ende në duart e Ukrainës, gjë që e bën atë kritike për furnizimet dhe mbërritjen e trupave të reja ruse në zonat lindore të Ukrainës. Të dyja palët kanë përmendur fitoret e tyre në ditët e fundit.

Kirby tha se gati gjysma e të vrarëve që nga dhjetori kanë qenë anëtarë të grupit Wagner, shumë prej tyre të dënuar që u liruan nga burgu për t’iu bashkuar luftës së Rusisë në Ukrainë.

Ai tha se forcat e grupit Wagner “u dërguan në luftime pa trajnim të mjaftueshëm, pa udhëheqje luftarake ose logjikë komandimi dhe kontrolli organizativ”.

Kirby nuk pranoi të fliste lidhur me numrin e të vrarëve në mesin e forcave ukrainase. Gjenerali Milley tha në nëntor se rreth 100 mijë ukrainas ishin vrarë në luftimet me forcat ruse në tetë muajt e parë të luftës.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika