SHBA akuzon Afrikën e Jugut se i ka ofruar armë Rusisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Afrikën e Jugut ka akuzuar vendin për ofrimin e armëve për Rusinë. Këtë veprim, ai e ka cilësuar si një shkelje të pozitës së neutralitetit që Afrika e Jugut ka marrë në luftën në Ukrainë.

Armët u ngarkuan në një anije mallrash ruse që u ankorua fshehurazi në një bazë detare pranë Kejp Taun për tre ditë në muajin dhjetor të vitit 2022 dhe më pas u transportuan në Rusi, tha ambasadori amerikan, Reuben Brigety, më 11 maj.

“Ne jemi të sigurt se armët ishin ngarkuar në atë anije dhe unë mund të vë bast mbi jetën time për saktësinë e këtij pohimi”, tha ambasadori gjatë një konference me gazetarët, transmetoi një kanal vendor lajmesh. “Armatosja e rusëve është jashtëzakonisht serioze dhe ne nuk e konsiderojmë këtë çështje të zgjidhur dhe do të donim që Afrika e Jugut të [fillojë] të praktikojë politikën e saj të neutralitetit”.

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, Vedant Patel, u tha gazetarëve se Shtetet e Bashkuara kanë shqetësime serioze për ankorimin e anijes, e cila është nën sanksionet e vendosura nga SHBA-ja.

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, ishte në Kejp Taun, duke iu përgjigjur pyetjeve në Parlament kur një ligjvënës i kërkoi atij t’i përgjigjej pretendimit të ambasadorit Brigety. Presidenti u përgjigj se duke thënë se “çështja është duke u shqyrtuar dhe me kalimin e kohës do të jemi në gjendje të flasim për të”.

Zyra e tij i quajti akuzat “zhgënjyese” dhe paralajmëroi se vërejtjet “minojnë frymën e bashkëpunimit dhe partneritetit” midis zyrtarëve të qeverisë së SHBA-së dhe Afrikës së Jugut që kishin diskutuar për këtë çështje.

Anija me këto ngarkesa nxitit spekulime kur u ankorua në fillim të dhjetorit në bazën detare të qytetit Simon.

Anëtari i parlamentit të opozitës, Kobus Marais, kërkoi përgjigje nga Qeveria e asaj kohe, duke thënë se mallrat ishin shkarkuar dhe ngarkuar gjatë orëve të natës.

Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja e Departamentit të Thesarit të SHBA-së shtoi anijen e ngarkesave, Lady R, në listën e saj të sanksioneve vitin e kaluar, për shkak të dërgesave të supozuara të armëve për Rusin./REL

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika