SHBA dërgon anije dhe avionë ushtarakë më pranë Izraelit

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë anije dhe avionë ushtarakë më pranë Izraelit

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë anije dhe avionë ushtarakë më pranë Izraelit në Mesdheun Lindor në një demonstrim mbështetjeje pas sulmit të Hamasit, tha Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin.

Sekretari Austin shtoi se Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë municione për Izraelin dhe se ndihma për sigurinë do të fillojë të dërgohet të dielën. Pentagoni do të shtojë gjithashtu avionë luftarakë në rajon, tha ai.

Presidenti amerikan Joe Biden i tha kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të dielën se ndihma shtesë për Forcat e Mbrojtjes izraelite ishte nisur për në Izrael dhe mbështetje e mëtejshme do të vazhdonte në ditët në vijim, tha Shtëpia e Bardhë pas telefonatës mes tyre.

Austin tha se ka urdhëruar zhvendosjen e një flote anijesh që përfshin aeroplanmbajtësen Ford, më pranë Izraelit.

“Kam urdhëruar që aeroplanmbajtësja USS Gerald R. Ford të vendoset në Mesdheun Lindor,” tha ai në deklaratën e tij./VOA

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika