SHBA do të vendosë sanksione të reja ndaj Iranit në ditët në vijim, thotë këshilltari i sigurisë kombëtare

Në ditët në vijim, Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione të reja kundër Iranit, duke përfshirë programin e tij raketor dhe dron

Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione të reja kundër Teheranit pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit  gjatë fundjavës.

“Pas sulmit të paprecedentë ajror të Iranit kundër Izraelit, Presidenti Biden po koordinohet me aleatët dhe partnerët, duke përfshirë G7, dhe me udhëheqësit dypartianë në Kongres, për një përgjigje gjithëpërfshirëse”, shkroi në një deklaratë këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan.

“Në ditët në vijim, Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione të reja kundër Iranit, duke përfshirë programin e tij raketor dhe dron, si dhe sanksione të reja kundër entiteteve që mbështesin Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe Ministrinë e Mbrojtjes të Iranit. Ne parashikojmë që aleatët dhe partnerët tanë së shpejti do të ndjekin sanksionet e tyre.”

Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen  tha më herët të martën se administrata Biden do të përdorë sanksione “për të vazhduar pengimin e aktivitetit malinj dhe destabilizues të regjimit iranian,” raporton CNN.

“Që nga sulmi i kësaj fundjave deri te sulmet Houthi në Detin e Kuq, veprimet e Iranit kërcënojnë stabilitetin e rajonit dhe mund të shkaktojnë pasoja ekonomike”, tha ajo në një konferencë shtypi.

Përveç sanksioneve të reja, tha Sullivan, administrata do të “vazhdojë të punojë përmes Departamentit të Mbrojtjes dhe Komandës Qendrore të SHBA-së për të forcuar dhe zgjeruar më tej integrimin e suksesshëm të mbrojtjes ajrore dhe raketore dhe sistemeve të paralajmërimit të hershëm në të gjithë Lindjen e Mesme për të gërryer më tej efektiviteti i aftësive raketore dhe UAV të Iranit.”

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika