SHBA e BE kundër Kurtit, Qeveria i konsideron reagimet nxitje për trazira

Nxitje për tensione po i konsideron Qeveria e Kosovës reagimet e ndërkombëtareve pas mbylljes së degëve ku operonte posta e Serbisë. Zyrtarë qeveritar thonë se nuk janë të interesuar për prishje të raporteve me SHBA-në e BE-në. Zv.ministri i Pushtetit Lokal ka thënë se do vazhdojnë me aksione të tilla, për të ndaluar veprimtarit që janë në kundërshtim me ligjin, derisa Bashkimi Evropian ka insistuar se veprimet e qeverisë janë të njëanshme dhe të pakoordinuara

Mbyllja e degëve të postës së Serbisë në komunat veriore nxiti reagime të shumta, përfshirë atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që përmes ambasadës në Prishtinë i kritikoi institucionet kosovare.

Ani se po operonin jashtëligjshëm e pa asnjë mbikëqyrje nga autoritetet e Kosovës, SHBA i quajti me rrezik ‘veprimet e pakoordinuara të Kosovës që përballin shtetasit e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it me rrezik të madh, nxisin përshkallëzim të panevojshëm të tensioneve rajonale, dhe minojnë reputacionin e Kosovës si partnere e besueshme ndërkombëtare”.

Por, të kundërtën po e thonë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës. Madje, sipas tyre jo veprimet e institucioneve por reagimet e tilla ndërkombëtare mund të jenë nxitëse për destabilizim.

“Është për keqardhje sepse ajo që do të duhej ta shihnim është mbështetja e qeverisë në zbatim të ligjit dhe në shërbim të interesave të qytetarëve të saj…Të na mbështesin me kapacitete e tyre ose së paku të kem mirëkuptim që të mos e pengojnë zbatimin e ligjit dhe me deklaratat e tyre të mos nxisin grupe te sponsorizuar nga Serbia të mos prodhojnë ndonjë trazirë”, ka thënë Arbër Vokrri- Zv.ministër i Pushtetit Lokal.

Megjithkëtë, Vokrri shton se Qeveria nuk ka për qëllim të prish raportet me partnerët ndërkombëtar.

“Qeveria e Republikës së Kosovës nuk është e interesuar për acarim të marrëdhënieve as me SHBA-në as me BE-në, dhe jemi të interesuar që për çështje që mund të kenë ndjeshmëri më të madhe të koordinohemi, me ta sidoqoftë zbatimi i ligjit dhe kuptimsimi i sovranitetit është detyre e qeverisë që ja ka besuar populli dhe ajo nuk mund të jetë përgjithmonë peng i opinioneve ndërkombëtar”, ka thënë Vokrri.

Pos SHBA-së, kritikat kanë vazhduar edhe nga Bashkimi Evropian.

“E konsiderojmë si hap të njëanshëm dhe të pakoordinuar pikërisht për arsyet që i listuam në deklaratën e lëshuar mbrëmë. Palët, Kosova e Serbia, kanë arritur një marrëveshje në vitin 2013 për telekomunikim, ku thuhet se shërbimet postare do të diskutoheshin në faza të mëvonshme. Që nënkupton se kishte dialog të përfshirë në zgjidhjen e këtyre çështjeve. Për fat të keq, ajo që bëri qeveria e Kosovës dhe autoritetet atje gjatë ditës së djeshme, ishte absolutisht e pa koordinuar dhe do të ketë pasoja negative për njerëzit në veri të Kosovës, dhe është një shkelje e marrëveshjes së dialogut”, ka thënë Peter Stano – Zëdhënës i Bashkimit Evropian.

Se këto deklarime janë paralajmërim i një ftohje edhe të mëtejme të raporteve mes qeverisë së Kosovës e ndërkombëtarëve e thotë edhe ish ambasadori, Blerim Canaj.

“Ato natyrisht se kanë qenë ilegale dhe do të duhej të mbylleshin por se besoj se është e shëndetshme për Kosovën që të bëjë, veprime të cilat pastaj dëmtojnë edhe marrëdhëniet e shtetit me partnerët tanë ndërkombëtar”, ka thënë Blerim Canaj – Ish ambasador.

Përveç ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e Bashkimit Evropian, mbylljen e postës së Serbisë, e ka konsideruar si të njëanshme, edhe ambasadori gjerman në Kosovë, duke thënë se kjo rrezikon aplikim e Kosovës për anëtarësim në BE.

“Hapat e njëanshëm dhe të pakoordinuar jo vetëm që bien ndesh me marrëveshjet e dialogut, por – edhe më keq – rrezikojnë që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE të ngel vetëm në sirtar,” ka thënë  Jorn Rohde –  Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë.

Policia e Kosovës të hënën ka mbyllur nëntë degë të Postës së Serbisë që ishin duke funksionuar në komunat veriore të Kosovës, e që ishin duke vepruar ilegalisht.

Shija e redaktorit

Panairi i Librit në Tiranë – Dukagjini me zbritje ditore...

Panairi i Librit ka hapur dyert në Tiranë, duke sjellë për lexuesit shqiptarë botime dhe oferta që e bëjnë këtë vit të veçantë. Në stendën...

Trump emëron senatorin Marco Rubio për postin e sekretarit të...

Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të mërkurën se ka emëruar senatorin republikan Marco Rubio për postin e sekretarit të Shtetit, në administratën e...

FSK-ja sot organizon Ditën e Vizitorëve, pjesëmarrëse edhe Osmani

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), këtë të martë, 12 nëntor, organizon Ditën e Vizitorëve, ku aty pritet të marrë pjesë edhe presidentja Vjosa...

Të fundit nga rubrika