SHBA: Gjykata e Lartë kërkon kujdes në përdorimin e Inteligjencës Artificiale

Kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts, kërkoi vetëpërmbajtje nga strukturat e zbatimit të ligjit në përdorimin e Inteligjencës Artificiale, përmes raportit të fundvitit prej 13 faqesh

Kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts, kërkoi vetëpërmbajtje nga strukturat e zbatimit të ligjit në përdorimin e Inteligjencës Artificiale, përmes raportit të fundvitit prej 13 faqesh. Raporti po vlerësohet nga mediat amerikane si me qëndrime të dyfishta, pasi Roberts nuk u shpreh në tërësi as pro e as kundër përdorimit të Inteligjencës Artificiale. Ai tha se kjo teknologji ka potencialin, për shembull, të ndihmojë gjykatat në zgjidhjen e rasteve më shpejt dhe me më pak kosto.

Por, Roberts vuri në dukje gjithashtu shqetësimet rreth privatësisë dhe faktin që kjo teknologji e re ende nuk e ka nivel e gjykimit njerëzor.

Ai parashikon që gjyqtarët njerëzorë nuk do të zëvendësohen së shpejti nga teknologjia, por, shton se “me të njëjtin besim parashikoj se puna, veçanërisht kur bëhet fjalë për proceset gjyqësore, do të ndikohen ndjeshëm nga Inteligjenca Artificiale. Për këtë ai thekson se “çdo përdorim kërkon kujdes dhe vetëpërmbajtje”.

Komenti i kryetarit të Gjykatës së Lartë vlerësohet si diskutimi më domethënës deri më sot për ndikimin e Inteligjencës Artificiale në ligj dhe përkon me një numër gjykatash më të ulëta që po bëjnë përpjekje për të gjetur mënyrën më të mirë për t’u përshtatur me një teknologji të re të me aftësi të jashtëzakonshme, por që gjithashtu ka treguar prirje për të gjeneruar përmbajtje fiktive, që këtu quhen “halucinacione”.

Roberts përmendi një rast ku të ashtuquajturat halucinacionet e Inteligjencës Artificiale kishin nxitur avokatët të citonin raste që nuk kanë ndodhur asnjëherë në dokumentet e gjykatës.

Ai nuk e përmendi se për cilin rast bëhet fjalë, por mediat me shpejtësi kujtuan rastin e javës së kaluar kur Michael Cohen, ish-avokati i Donald Trumpit, ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, e kishte pranuar se ai gabimisht u kishte dhënë avokatëve citate false, që kishin arritur të bëhen pjesë e dokumentacionit që ishte pranuar nga Gjykata.

Një rregull i ri i propozuar nga një gjykatë federale në Nju Orlins do t’u kërkonte avokatëve të vërtetojnë se ata nuk janë mbështetur te programet e inteligjencës artificiale, si ChatGPT apo OpenAI, për të hartuar përmbledhjet apo se njerëzit kanë rishikuar saktësinë e një teksti të krijuar nga kjo teknologji në dosjet e tyre gjyqësore./VOA

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika