ShBA-ja do të fillojë trajnimin e pilotëve ukrainas për avionët F-16 në tetor

ShBA-ja ka njoftuar se do të fillojë trajnimin e pilotëve ukrainas për të fluturuar me avionë F-16 në tetor

Avionët luftarakë F-16 të Forcave Ajrore Portugeze dhe Forcave Ajrore Rumune ulen në pistën e bazës ajrore Siauliai në Lituani gjatë stërvitjes së NATO-s si pjesë e misionit të Policisë Ajrore të NATO-s, më 4 korrik 2023.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do t’i stërvitin pilotët ukrainas për përdorimin e avionëve luftarakë F-16 nga tetori, duke iu bashkuar një koalicion të Perëndimit, i cili po i ndihmon pilotët e Kievin të përgatiten për t’iu bashkuar luftës kundër pushtuesit rus me avionë të sofistikuar luftarakë.

Zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder, ka thënë më 24 gusht se programi do të fillojë në shtetin e Arizonës pasi pilotët ukrainas ta kenë përfunduar kursin e gjuhës angleze.

“Këta pilotë do të jenë pjesë e kursit të gjuhës angleze në Bazën e Forcës Ajrore Lackland, në San Antonio, Teksas, në shtator, para se të stërviten për fluturimin e [avionëve] F-16 në Arizona”, ka thënë Ryder, pa treguar numrin e saktë të pilotëve.

Pilotët ukrainas do të stërviten edhe nga Danimarka dhe Rumania në javët në vijim. Siç ka raportuar REL, dhe Greqia ka thënë se do t’i stërvitë ata.

Ky vendim i SHBA-së vjen pak orë pasi Norvegjia vendosi t’i dhurojë Ukrainës aeroplanë luftarakë F-16, duke u bërë kështu vendi i tretë që i ndihmon asaj me aeroplanë në luftën kundër Rusisë.

Danimarka dhe Holanda kanë konfirmuar tashmë se do t’i dhurojnë avionë luftarakë F-16 Ukrainës.

Kopenhaga është zotuar për t’ia dhuruar asaj 19 avionë, ndërsa Haga do t’ia japë 42, sipas presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika