SHBA-ja donte ta përfshinte Navalnyn në këmbimin e të burgosurve

Shtetet e Bashkuara po bënin përpjekje të përfshinin ish-liderin e opozitës ruse Alexei Navalny në një shkëmbim të burgosurish përpara se të vdiste në rrethana misterioze në shkurt, ka thënë këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan në një konferencë për shtyp të enjten

Alexei Navalny, lideri opozitar rus.

Këshilltari i sigurisë kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, tha të enjten se Shtetet e Bashkuara kishin punuar për ta përfshirë liderin opozitar rus, Alexei Navalny, në këmbimin e të burgosurve, para se ai të vdiste në burg.

Pak pasi Navanly vdiq, aleatët e tij thanë se Moska ishte përfshirë në bisedime me Perëndimin për një këmbim të të burgosurve ku do të përfshihej edhe politikani. Disa javë më vonë, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha gjithashtu se ishte i gatshëm ta lironte Navalnyn në një këmbim të burgosurish, me kusht që ai të mos kthehej kurrë më në Rusi.

Sullivan, duke folur për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë pas njoftimit për lirimin e 16 të burgosurve nga burgjet e Rusisë dhe Bjellorusisë në këmbim të lirimit të tetë rusëve, tha se në kohën e vdekjes së Navalnyt, zyrtarët po bisedonin për një këmbim të mundshëm që do ta përfshinte Vadim Krasikovin.

Krasikov, njëri nga tetë rusët e liruar në këmbimin e të burgosurve më 1 gusht, ishte dënuar për vrasjen e një ish-militanti çeçen në Berlin më 2019.

Pasi Navalny vdiq në një burg në Arktik në rrethana të dyshimta më 16 shkurt, zyrtarët e lartë amerikanë bënë përpjekje edhe më të mëdha për ta nxitur Gjermaninë ta lirojë Krasikovin.

Disa prej bashkëpunëtorëve të Navalnyt u liruan, përfshirë Lilia Chanysheva, Ksenia Fadeyeva, dhe Vadim Ostanin. Në këmbim u përfshi edhe politikani opozitar rus, Ilya Yashin, një kritik i madh i Kremlinit.

Aleati më i ngushtë i Navalnyt, Leonid Volkov, tha se këmbimi historik i të burgosurve ndodhi shumë vonë për mikun e tij.

“Sot, ne po e festojmë lirimin e të burgosurve politikë, pengjeve të Putinit të cilët po vuanin në gulagun e Putinit. Por, prapëseprapë do të jetë gëzim me lot në sytë e tonë. ‘Këmbimi i Navalnyt’ ka ndodhur… por pa Navalnyn. Dhemb shumë”, shkroi ai në X.

E veja e Navalnyt, Yulia Navalnaya, reagoi gjithashtu për këmbimin e të burgosurve, duke thënë se është “e lumtur” që gati dhjetëra aktivistë dhe politikanë opozitarë rusë janë liruar.

“Lirimi i çdo të burgosuri politik është fitore e madhe dhe arsye për të festuar”, shkroi Navalnaya në X, duke shtuar se të liruarit janë “shpëtuar nga regjimi i Putinit”.

Navalnaya bisedoi me telefon me nënpresidenten Kamal Harris, tha zëdhënësja e Navalnayas.

Harris i telefonoi asaj “për t’i shprehur mbështetjen, duke e nënvizuar kontributin e Alexeit dhe Yulias për të luftuar për një Rusi demokratike”, shkroi Kira Yarmysh në X. / Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika