Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Muhamet Rrumbullaku, gjatë të martës së 3 tetorit ka pritur në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së ShBA-së, në Shqipëri, David Wisner dhe pjesëtarë të ekipit të seksioneve ligjzbatuese në këtë ambasadë.
Ky takim u zhvillua në kuadër të vazhdimit të partneritetit dhe të bashkëpunimit solid që ishte deri tani, ndërmjet forcave të rendit të ShBA-së, ambasadës së tyre në shtetin shqiptar, dhe Policisë së Shqipërisë, me qëllim garantimin e zbatimit të ligjit.
Kreu i policisë shqiptare ka falënderuar të ngarkuarin me punë të ambasadës amerikane dhe përfaqësuesit e tjerë të ambasadës, për vizitën, si dhe mbështetjen dhe besimin.
Ai, po ashtu, i siguroi ata se policia e shtetit shqiptar është partnere e besueshme e ShBA-së.
Ndërsa, theksoi se ata janë maksimalisht të angazhuar për të luftuar terrorizmin dhe krimin e organizuar, duke bashkëpunuar ngushtë me aleatët strategjikë dhe me partnerët e tjerë ndërkombëtarë.
Kurse, Wisner shprehi falënderime për Policinë e Shqipërisë, për përpjekjet e saj në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit të narkotikëve, si dhe angazhimin për një Shqipëri më të sigurt.
Ai bashkë me përfaqësuesit e tjerë vlerësuan bashkëpunimin që u krye deri tani ndërmjet forcave të rendit të ShBA-së, ambasadës së saj në Shqipëri, dhe policisë shqiptare, si dhe shprehën gatishmëri për ta vazhduar edhe më tej këtë bashkëpunim.