ShBA-ja hap rrugën që farmacitë të shesin pilula për abortin

Për herë të parë farmacitë e vogla në ShBA mund të shpërndajnë pilulën e abortit, "mifepristone" për sipas një ndryshimi të rregullit të ri nga administrata Biden

FOTO: BBC

Farmacitë e vogla në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) mund të shesin pilulën e abortit mifepristone për herë të parë, sipas një ndryshimi të rregullave nga administrata Biden, raporton BBC.

Pacientët aktualisht marrin mifepristone – regjim me dy barna që janë të sigurta dhe efektive në nxitjen e abortit.

Një recetë kërkohet ende sipas rregullit të ri, por pacientët tani mund ta marrin pilulën në dyqan ose me porosi me postë.

Ky veprim mund të rrisë numrin e aborteve me anë të medikamenteve.

Pilulat e abortit janë bërë më të kërkuara pasi Gjykata e Lartë e SHBA-së i dha fund të drejtës kushtetuese për abort me disa shtete që ndaluan ose kufizuan ashpër aksesin ndaj abortit.

Më shumë se gjysma e aborteve në ShBA bëhen tashmë me pilula dhe jo me operacion, sipas Institutit Guttmacher.

Në dhjetor 2021, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) kishte thënë se do të heqë përgjithmonë kërkesën që pacientët të marrin një recetë personalisht nëpërmjet një mjeku.

Të martën, FDA përditësoi website-n e saj me kërkesat e reja, duke thënë se ilaçi “mund të shpërndahet në barnatore të certifikuara ose nën mbikëqyrjen e një përshkruesi të certifikuar”.

Danco Laboratories dhe GenBioPro, dy kompanitë amerikane që prodhojnë ilaçin, konfirmuan në deklarata të veçanta se agjencia i kishte informuar ata për vendimin e saj.

Ky veprim është përshëndetur si “një hap i rëndësishëm”nga Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve.

Gratë në më shumë se dhjetëra shtete ku aborti është ndaluar, gjithashtu ka të ngjarë të kenë nevojë të udhëtojnë në shtete të tjera për të marrë ilaçe për abort.

Ndërsa më 25 qershor, Gjykata e Lartë e ShBA-së ka vendosur për të i dhënë fund të drejtës kushtetuese për abort.

Ndërkaq presidenti i ShBA-së, Joe Biden më 3 gusht ka nënshkruar një urdhër të dytë ekzekutiv që synon të mbrojë qasjen në kujdesin shëndetësor riprodhues pasi Gjykata Supreme Amerikane rrëzoi të drejtën kushtetuese për abortin.

Presidenti i ShBA-së, Biden pritet të nënshkruajë urdhrin e dytë ekzekutiv në mbrojtje të abortit

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika