ShBA-ja i bën thirrje Serbisë të vazhdojë me dialog dhe t’i ulë tensionet

"Unë do të them në lidhje me qeverinë në Beograd dhe veprimet në rajon, ne do të vazhdojmë t’i nxisim ata që të depërshkallëzojnë tensionet dhe t’i kthehen dialogut të lehtësuar nga BE-ja, që lidhet me marrëdhëniet me fqinjët e tyre"

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Matthew Miller, i ka bërë thirrje Serbisë të vazhdojë dialogun me Kosovën dhe t’i depërshkallëzojë tensionet.

Kështu Miller ka thënë në një konferencë për media, gjersa ishte duke i komentuar zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi.

Ai ka thënë se edhe shteti amerikan kërkon që parregullsitë e raportuara në zgjedhje nga OSBE-ja të hetohen.

“Pretendimet për parregullsi të raportuara, si nga OSBE-ja, ashtu edhe nga ekipet e tjera të vëzhgimit të zgjedhjeve duhet të hetohen, dhe dhuna e drejtuar ndaj autoriteteve zgjedhore, gazetarëve, vëzhguesve të akredituar, për të cilat kemi parë raporte, është e papranueshme. Dhe kështu ne do të vazhdojmë t’ia bëjmë të qartë Serbisë dhe, siç thashë, t’i nxisim që të punojnë me OSBE-në për të adresuar këto shqetësime që janë ngritur…

Unë do të them në lidhje me qeverinë në Beograd dhe veprimet në rajon, ne do të vazhdojmë t’i nxisim ata që të depërshkallëzojnë tensionet dhe t’i kthehen dialogut të lehtësuar nga BE-ja, që lidhet me marrëdhëniet me fqinjët e tyre, pyetur shpesh në këtë konferencë”, ka thënë Miller.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Osmani: Beteja e Koshares, flakadani që nuk shuhet kurrë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nderuar 26-të vjetorin e Betejës së Koshares. Osmani tha se flakadani që nuk shuhet kurrë është Beteja...

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Të fundit nga rubrika