SHBA-ja i sanksionon edhe katër biznesmenë rusë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë vendosur sanksione të reja të premten ndaj katër rusëve të lidhur me kompaninë financiare, Alfa Group, dhe me një shoqatë ruse të biznesit, njoftoi Departamenti i Thesarit i SHBA-së

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë vendosur sanksione të reja të premten ndaj katër rusëve të lidhur me kompaninë financiare, Alfa Group, dhe me një shoqatë ruse të biznesit, njoftoi Departamenti i Thesarit i SHBA-së.

Këto janë masat më të fundit ndaj elitës financiare të Moskës për shkak të luftës në Ukrainë.

Departamenti i Thesarit tha më 11 gusht se i ka sanksionuar katër burra të cilët shërbyen në bordin mbikëqyrës të Alfa Group – Petr Olegivich Aven, Mikhail Maratovich Fridman, German Borisovich Khan dhe Alexey Viktorovich Kuzmichev – njërës prej kompanive më të mëdha financiare dhe investuese të Rusisë.

Thesari ka vendosur sanksione edhe ndaj Shoqatës ruse të Punëdhënësve dhe Unionit rus të Industrialistëve dhe Sipërmarrësve.

“Elita e pasur ruse duhet ta lirojë veten nga mendimi se mund të bëjë biznes si zakonisht, derisa Kremlini po kryen luftë kundër popullit ukrainas”, tha zëvendëssekretari i Departamentit të Thesarit, Wally Adeyemo.

Ambasada e Rusisë në Uashington nuk i është përgjigjur kërkesës së Reutersit për koment. /REL

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika