ShBA-ja jep edhe 2.6 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Pamje në Ukrainë (CNN)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zbuluar detaje të ndihmës së re ushtarake prej 2.6 miliardë dollarësh për Ukrainën – për të ndihmuar vendin në luftën e tij kundër forcave ruse.

Paketa përfshin shumëllojshmëri municionesh nga rezervat e Pentagonit, të destinuara për të mbërritur shpejt në fushëbetejë.

Gjithashtu në paketë përfshihen sisteme raketore të artilerisë me lëvizshmëri të lartë (HIMARS) dhe raketa kundërajrore Patriot – për të ndihmuar në pengimin e goditjeve ajrore ruse të infrastrukturës së Ukrainës.

Sipas Pentagonit, në paketë do të ketë edhe armë të vogla dhe mjete transporti të pajisjeve të rënda, si dhe municione shtesë për sistemet e mbrojtjes ajrore NASAMS.

“SHBA-ja do të vazhdojë t’i ofrojë Ukrainës ndihmë ushtarake për t’i përmbushur nevojat e saj të menjëhershme në fushëbetejë”, thuhet në deklaratën e Pentagonit, shkruan REL.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, komentoi paketën para një takimi me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në selinë e NATO-s në Bruksel.

“Ne vlerësojmë shumë gjithçka që Shtetet e Bashkuara kanë bërë, në mënyrë specifike në muajin e fundit, për të ndihmuar ushtrinë tonë të përgatitet për kundërsulm”, tha ai.

Ambasada ruse në Uashington reagoi ndaj këtij njoftimi dhe akuzoi SHBA-në se do që ta zvarrisë konfliktin.

“Vendimi për furnizimin e Kievit me armë është një hap drejt përshkallëzimit të krizës ukrainase dhe rritjes së numrit të viktimave civile”, citon TASS në një deklaratë të ambasadës.

Armët dhe financimi i ri vijnë ndërsa trupat ukrainase përgatiten për një ofensivë pranverore kundër forcave ruse, të cilat vazhdojnë të bombardojnë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika