SHBA-ja kërkon shtyrjen e implementimit të vendimeve për 30 ditë

Pas takimit me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministrin Kurti dhe dy zëvendëskryeministrat, Besnik Bislimi dhe Donika Gërvalla, Hovenier ka thënë se shtyerja e implementimit të vendimeve për 30 ditë do të ishte e nevojshme ashtu që palët të informohen më mirë për vendimet

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka kërkuar shtyerjen e implementimit të vendimeve të Qeverisë së Kosovës për 30 ditë.

Ambasadori i SHBA-së, Hovenier është takuar me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministrin Kurti dhe dy zëvendëskryeministrat, Besnik Bislimi dhe Donika Gërvalla.

Ai ka thënë se ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë implementimin e vendimeve të marra nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar të Kosovës, e mbajtur mëngjesin e së dielës.

Ai ka thënë se tensionet në veri të Mitrovicës kanë ardhur si shkak i dezinformimit dhe informimit jo të mjaftueshëm të dy vendimeve.

“ShBA-ja nuk ka pasur shqetësim për vendimin. Kam pasur takim me presidenten Osmani, kryeministrin Kurti, zëvendëskryeministrin Bislimi dhe ministren e Jashtme Gërvalla, për të bërë një kërkesë të qartë nga Qeveria e ShBA-së që të shtyhet implementimi i vendimit për 30 ditë. Mendoj se shtyrja e implementimit do të ishte e nevojshme, pasi duket se ka pasur dezinformata dhe keqkuptime për vendimin”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, ai ka theksuar se nuk është duke kërkuar largimin e plotë të vendimeve, por vetëm kohën për t’i qartësuar ato.

“Mendoj se shtyrja e implementimit do të ishte e nevojshme, pasi duket se ka pasur dezinformata dhe keqkuptime për vendimin. Shpresojmë të punojmë me partnerët tanë në BE që të reduktohen tensionet. Ne nuk po kërkojmë anulimin e vendimit, të jem i qartë, por shtyrjen”, ka thënë Hovenier.

Njëherësh, Hovenier ka theksuar se vendimet e palës kosovare nuk bien ndesh me marrëveshjet e Brukselit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika