SHBA-ja konfirmon vrasjen e 9 shtetasve të saj në Izrael

Tragjedia në Izrael ka shkaktuar vdekjen e nëntë shtetasve amerikanë dhe dyshimet për zhdukjen e më shumë se 10 qytetarëve britanikë pas sulmeve të ndodhura në këtë rajon të tensionuar

Palestinezët festojnë nga një tank i shkatërruar izraelit në gardhin e Rripit të Gazës në lindje të Khan Younis në jug të shtunën, 7 tetor 2023.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar se nëntë prej shtetasve të tyre janë vrarë gjatë sulmeve të ndodhura në Izrael.

Në një deklaratë të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, Qeveria amerikane shprehu ngushëllimet më të thella për viktimat dhe familjet e tyre.

“Ne shprehim ngushëllime për familjet e viktimave dhe të gjithë të prekurve dhe të plagosurve u urojmë shërim të shpejtë”, u tha në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Gjithashtu, Shtëpia e Bardhë ka shtuar se po monitoron ngjarjet nga afër dhe është në kontakt me autoritetet izraelite për zhvillimet aktuale.

Por, tragjedia nuk është vetëm amerikane.

Mbi 10 qytetarë britanikë dyshohet se janë të vdekur ose të zhdukur në Izrael, sipas një burimi zyrtar në Mbretërinë e Bashkuar, raporton BBC.

Mbi 700 persona janë vrarë në Izrael dhe mbi 500 në Gaza, qëkur grupi militant palestinez Hamas nisi sulme masive ndaj Izraelit më 7 tetor.

Po ashtu, është raportuar se militantët e Hamasit kanë zënë dhjetëra pengje izraelite.

Izraeli u kundërpërgjigj ashpër, duke kryer sulme ajrore në Gaza. Izraeli ka shpallur gjendje lufte dhe ka urdhëruar rrethimin e plotë të Gazës. Po ashtu, afër 300.000 ushtarë rezervistë janë thirrur për të luftuar kundër Hamasit.

Ministri i Mbrojtjes të Izraelit, Yoav Gallant, thotë se ka urdhëruar një “rrethim të plotë” të Rripit të Gazës, ndërsa Izraeli lufton grupin terrorist Hamas, raporton BBC.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika