SHBA-ja paralajmëron Moskën për pasojat “katastrofike” nëse përdoren armët bërthamore

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Amerikane, Jake Sullivan, ka paralajmëruar presidentin rus, Vladimir Putin, për pasojat “katastrofike” nëse përdoren armët bërthamore

Këshilltari për Siguri Nacionale në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan





Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar se do t’i përgjigjen me vendosmëri çdo përdorimi rus të armëve bërthamore kundër Ukrainës, teksa ia shprehin Moskës “pasojat katastrofike” me të cilat do të përballet.

Kështu ka deklaruar këshilltari i Sigurisë Kombëtare Amerikane, Jake Sullivan, të dielën e 25 shtatorit, shkruan Reuters.

“Nëse Rusia kalon këtë vijë, do të ketë pasoja katastrofike për Rusinë. Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen me vendosmëri”, është shprehur Sullivan për programin “Meet the Press” të NBC.

Këto vërjetje të cilat përfaqësojnë paralajmërimin e fundit amerikan, vijnë pas kërcënimit bërthamor nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i cili kishte njoftuar për mobilizimin e ri ushatarak rus.

Zyrtari amerikan ka theksuar se SHBA-ja ka qenë në kontakt të shpeshtë dhe të drejtpërdrejtë me Rusinë.

Kjo, përfshirë gjatë ditëve të fundit për të diskutuar situatën në Ukrainë dhe veprimet e Putin-it.

Pas thirrjes së presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për një mobilizim të pjesshëm për fushatën ushtarake të vendit në Ukrainë, në Rusi tashmë biletat për largim nga vendi me aeroplan janë duke u shitur në masë të madhe.

Gjatë një fjalimi të tij, Putin ka deklaruar se dekreti tashmë është nënshkruar dhe që nga e mërkura e 21 shtatorit, do të nisë mobilizimi i pjesshëm i rezervistëve ushtarakë.

Sipas tij, të gjithë qytetarët që do të mobilizohen, do të kenë statusin e plotë të focave të armatosura.

Pas këtij njoftimi, biletat e aeroplanit po shiten në mënyrë të shpejtë, ndërsa çmimet janë rritur shumë.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika