SHBA-ja pezullon ndihmën financiare për Gjeorgjinë, njofton Blinken

Administrata e Joe Biden pezulloi të mërkurën ndihmën e SHBA-së për Gjeorgjinë prej 95 milionë dollarësh pasi parlamenti i saj miratoi legjislacionin në lidhje me agjentët e huaj që kritikët thonë se ishte frymëzuar nga një ligj rus i përdorur për të goditur disidencën politike dhe që shkaktoi protesta masive me javë të tëra

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi të mërkurën se Qeveria amerikane do ta pezullojë ndihmën financiare në vlerë më shumë se 95 milionë dollarë për Qeverinë e Gjeorgjisë.

Blinken tha se pezullimi ka të bëjë me “veprimet antidemokratike dhe deklaratat e rrejshme të Qeverisë gjeorgjiane”, të cilat “nuk janë në përputhje me kushtet për anëtarësim në BE dhe në NATO”.

Derisa ndihma për Qeverinë do të pezullohet, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë t’i ndihmojnë programet dhe aktivitetet në Gjeorgji të cilat e forcojnë demokracinë, sundimin e ligjit, mediat e pavarura dhe zhvillimin e ekonomisë, tha ai.

Bashkimi Evropian e pezulloi ndihmën për Ministrinë e Mbrojtjes së Gjeorgjisë më 9 korrik.

Në qershor, Parlamenti i Gjeorgjisë e kaloi një ligj për “agjentët e huaj”, të cilin Uashingtoni e cilëson si jodemokratik.

Ligji u kërkon organizatave që e marrin më shumë se 20 për qind të financimit të tyre nga vendet e jashtme, të regjistrohen si agjentë të ndikimit të huaj. Ai u kritikua nga partitë vendore dhe nga Perëndimi, të cilët thonë se ligji është i frymëzuar nga një ligj i ngjashëm rus për t’i luftuar kundërshtarët.

veror Në maj, Shtetet e Bashkuara vendosën regjim vizash dhe thanë se bashkëpunimi dypalësh me Gjeorgjinë do të rishikohet. / Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika