ShBA-ja pret një takim konstruktiv të hënën, Chollet thotë se është koha për të diskutuar edhe për Asociacionin

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin një takim konstruktiv të hënën mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq. Ndërsa, është shprehur se në këtë takim duhet pajtuar edhe për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe kryeministri Albin Kurti

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka bërë të ditur se në bisedën telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, është diskutuar për takimin mes Kurtit dhe Vuçiqit. Ndërsa, është shprehur se ShBA-ja e mbështet një takim konstruktiv që afirmon përkushtimin e të dyja palëve ndaj propozimit të Bashkimit Evropian.

“Para takimit të liderëve të dialogut të ndërmjetësuar nga BE për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. SHBA mbështet një takim konstruktiv që afirmon përkushtimin e të dyja palëve ndaj propozimit të BE-së”, është shprehur Chollet në Twitter.

Me kryeministrin Kurti, Chollet ka bërë të ditur se ka biseduar edhe për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Lidhur me këtë, Chollet është shprehur se të dyja vendet duhet të zbatojnë marrëveshjet që kanë nënshkruar dhe të përparojnë drejt themelimit të Asociacionit.

“Unë u shpreha se tani është koha për të diskutuar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Si Kosova ashtu edhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet që kanë nënshkruar tashmë përmes procesit të Dialogut, duke përfshirë përparimin drejt themelimit të ASM”, ka shkruar Chollet në llogarinë e tij në Twitter.

Ndryshe, një bisedë e tillë erdhi dy ditë para takimit të 27 shkurtit në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë. Më saktësisht, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të takohen të hënën.

Në këtë bisedë me Chollet, Kurti gjithashtu e ka konfirmuar qëndrimin e tij pro propozimit evropian, propozim që e sheh si bazë të drejtë.

Kurti ia konfirmon Cholletit qëndrimin pro propozimit evropian

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika