SHBA-ja pret që Kurti e Vuçiq të jenë konstruktivë për propozimin evropian

Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se është e rëndësishme që Serbia dhe Kosova t' përdorin bisedimet në takimin e 27 shkurtit për të shprehur përkushtimin e tyre për një të ardhme paqësore në rajon

(Foto: Reuters/Grafika e Zërit të Amerikës)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë bërë të ditur se e mbështesin fuqishëm propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu, Shtetet e Bashkuara presin një qasje konstruktive nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në lidhje me propozimin evropian në takimin e 27 shkurtit në Bruksel.

“Ne presim që të dy liderët t’i qasen takimeve në frymën konstruktive të nevojshme për të ecur përpara në përputhje me të”, ka thënë Departamenti i Shtetit në prag të takimit të nivelit të lartë në Bruksel, raporton Zëri i Amerikës në versionin serb.

Siç ka thënë i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, përveç deklaratës zyrtare të pranimit, Kurti e Vuçiqi duhet t’i shqyrtojnë edhe detajet e zbatimit të propozimit evropian.

Ndërsa, Departamenti i Shtetit ka thënë se është e rëndësishme që Serbia dhe Kosova t’i përdorin bisedimet për të shprehur përkushtimin e tyre për një të ardhme paqësore të rajonit.

“Serbia dhe Kosova duhet të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse përmes dialogut. Ne besojmë se marrëdhëniet e normalizuara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në fund të fundit duhet të synojnë njohjen reciproke. Progresi në dialog do të hapë derën e integrimit evropian dhe është i një rëndësie thelbësore për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Departamentit të Shtetit për Zërin e Amerikës.

Ndërkaq, në pyetjen se nëse mund të pritet një përparim apo edhe një pikë kthese pas rundit të ardhshëm të bisedimeve në Bruksel, Departamenti i Shtetit ka thënë se është inkurajuese që Serbia dhe Kosova e kanë pranuar në parim propozimin e Bashkimit Evropian.

“Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian theksuan mundësitë e propozimit të Bashkimit Evropian dhe theksuan rëndësinë e përparimit të shpejtë – për të shmangur rrezikun e përshkallëzimeve të mëtejshme”, thuhet në reagimin e tyre.

Siç është njoftuar nga Shërbimi Evropian për Punë të Jashtme (EEAS), shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borelj dhe i dërguari për dialog, Miroslav Lajçak, fillimisht do të kenë takime të ndara me Aleksandar Vuçiqin dhe Aljbin Kurtin, ku pastaj do të vijojë takimi i përbashkët.

Bisedimet do të përqendrohen në propozimin franko-gjerman, përkatësisht në propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika