ShBA-ja shpreh keqardhje për mospjesëmarrjen e serbëve në “referendumin” në veri

"QUNT-i dhe BE-ja i bënë thirrje Listës Srpska dhe aktorëve të tjerë politikë serbë të Kosovës më 10 prill që të rishqyrtojnë qëndrimet e tyre për t'u tërhequr nga pjesëmarrja në këtë votim ligjor për tërheqjen e kryebashkiakut. Na vjen keq që ata nuk e bënë një gjë të tillë dhe për këtë arsye nuk i shfrytëzuan plotësisht mjetet demokratike në dispozicion të tyre sipas ligjit kosovar për të avancuar demokracinë efektive dhe përfaqësuese"

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shprehur keqardhje për mosshfrytëzim të së drejtës së votës në veri, ku iniciativa për tërheqjen e kryetarëve të komunave veriore në Kosovë nuk ka arritur kuorumin e nevojshëm të votuesve për t’u konsideruar si valide.

Në një përgjigje për Dukagjinin, Ambasada amerikane thotë se në përputhje me kërkesat e saj ligjore, Kosova mbajti një votimin për tërheqjen e kryetarëve të komunave në veri.

“QUNT-i dhe BE-ja i bënë thirrje Listës Srpska dhe aktorëve të tjerë politikë serbë të Kosovës më 10 prill që të rishqyrtojnë qëndrimet e tyre për t’u tërhequr nga pjesëmarrja në këtë votim ligjor për tërheqjen e kryebashkiakut. Na vjen keq që ata nuk e bënë një gjë të tillë, dhe për këtë arsye nuk i shfrytëzuan plotësisht mjetet demokratike në dispozicion të tyre sipas ligjit kosovar për të avancuar demokracinë efektive dhe përfaqësuese”, thuhet në përgjigje.

Ambasada amerikane ka theksuar se kryetarët shqiptarë në veri, ashtu siç janë zgjedhur, ashtu edhe do të qëndrojnë në pozitat e tyre për të vazhduar mandatet.

“Pjesëmarrja demokratike ndihmon për t’u siguruar që udhëheqësit janë përfaqësues të popullatave të cilave u shërbejnë. Votimi është një liri kritike e shoqërive demokratike. Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë e ndoqën këtë proces nga afër. Jemi të vetëdijshëm se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u bëri thirrje të gjithë votuesve me të drejtë vote. Ne vlerësojmë përpjekjet e bëra nga zyrtarët zgjedhorë kosovarë për të lejuar të gjithë qytetarët kosovarë të regjistruar në katër komunat të marrin pjesë në këtë proces demokratik. Ne kuptojmë nga ekipet ndërkombëtare të vëzhgimit se ka pasur pjesëmarrje jashtëzakonisht të ulët të votuesve.

Prandaj nuk ka asnjë vendim nga votuesit për të tërhequr kryetarët e komunave. Kryetarët e komunave në vend u zgjodhën dhe mbeten në vend, sipas kornizës ligjore të Kosovës”, kanë thënë më tej nga Ambasada amerikane.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika