SHBA-ja thotë se ardhësve ekstremistë në Bregun Perëndimor do t’u ndalohet hyrja në Amerikë

Departamenti amerikan i Shtetit e ka marrë një vendim të rrallë ndëshkimor ndaj Izraelit, pasi tha të martën se do t’ua ndalojë hyrjen në Amerikë ardhësve ekstremistë hebrenj, që janë përfshirë në sulmet kundër palestinezëve

Departamenti amerikan i Shtetit e ka marrë një vendim të rrallë ndëshkimor ndaj Izraelit, pasi tha të martën se do t’ua ndalojë hyrjen në Amerikë ardhësve ekstremistë hebrenj, që janë përfshirë në sulmet e shpeshtuara kundër palestinezëve në Bregun e uzurpuar Perëndimor.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi për këtë vendim, pasi e kishte paralajmëruar Izraelin javën e kaluar se administrata e presidentit Joe Biden do të ndërmerrte veprime kundër sulmeve.

Ky vendim u mor në një kohë të ndjeshme në marrëdhëniet në mes të SHBA-së dhe Izraelit. Administrata e Bidenit e ka mbështetur fuqishëm Izraelin prej se u sulmua më 7 tetor nga Hamasi – grupi radikal palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, dhjetëra ardhësve dhe familjet e tyre do t’iu ndalohet hyrja në SHBA duke nisur nga kjo e martë dhe se nëse dhuna vazhdon, atëherë edhe ardhës të tjerë do të përballen me ndalesa të njëjta.

Në javët e fundit, administrata Biden i ka shpeshtuar thirrjet ndaj Izraelit për të bërë më shumë për ta kufizuar numrin e viktimave civile në ofensivën e tij tashmë të zgjedhuar në jug të Rripit të Gazës.

Derisa nuk e ka kritikuar drejtpërdrejt këtë ofensivë, SHBA-ja ka qenë e zëshme kundër dhunës së ardhësve hebrenj në Bregun Perëndimor dhe dështimit të Izraelit për t’iu përgjigjur kërkesës amerikane për ta ndalur atë.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Bashkërendimin e Çështjeve Humanitare tha të hënën se së paku tetë palestinezë u vranë në Bregun Perëndimor nga ardhësit vetëm prej 7 tetorit.

Agjencia e OKB-së i ka regjistruar 314 sulme nga ardhësit të cilat kanë rezultuar me vdekje në mesin e palestinezëve dhe me dëme ndaj pronave të palestinezëve./REL

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika