ShBA-ja thotë se nuk i inkurajoi ukrainasit ta sulmojnë brenda Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka deklaruar se ShBA-ja "as nuk i ka inkurajuar dhe as lejuar ukrainasit ta godasin brenda Rusisë"

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken





“Washingtoni as nuk e ka inkurajuar dhe as nuk i ka mundësuar Ukrainës t’i godasë objektivat brenda Rusisë”.

Kështu ka deklaruar Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, raporton BBC.

Blinkeni u kundërpërgjigj pasi Moska akuzoi Kievin për kryerjen e sulmeve me dronë në tre fusha ajrore ruse, dy prej tyre, qindra kilometra nga Ukraina.

“Ne as nuk i kemi inkurajuar dhe as i kemi mundësuar ukrainasit që të godasin brenda Rusisë, por gjëja e rëndësishme është të kuptojmë se çfarë po përjetojnë ukrainasit çdo ditë me agresionin e vazhdueshëm rus kundër vendit të tyre”, tha Blinken.

Ndërsa, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka paralajmëruar vazhdimisht ShBA-në dhe aleatët e saj që të mos kalojnë “vijat e kuqe” duke furnizuar Ukrainën me armë me rreze të gjatë.

Aleanca ushtarake e NATO-s e udhëhequr nga ShBA ka përjashtuar mundësinë e ofrimit të armëve të tilla për Kievin, mes shqetësimeve se kjo mund të çojë në një përshkallëzim të madh me një Rusi të armatosur bërthamore që pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.

Dy shpërthime në aeroporte ruse u raportuan të hënën, në rajonet Ryazan dhe Saratov.

Rusia ka thënë se një tjetër sulm ishte të martën, në rajonin Kursk që kufizohet me Ukrainën.

Sulmi i fundit raketor i Rusisë në Ukrainë ishte të hënën, kur 70 raketa u hodhën në objektiva në të gjithë vendin. Katër persona u vranë, thanë zyrtarët lokalë.

Miliona njerëz në të gjithë vendin tani janë pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm, duke rritur frikën se njerëzit mund të vdesin nga hipotermia në temperatura nën zero.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika