ShBA-ja thotë se Rusia përdori raketa balistike verikoreane në Ukrainë

Zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë gjetur se Rusia ka marrë raketa balistike nga Koreja e Veriut dhe tani po kërkon të marrë raketa balistike me rreze të shkurtra veprimi nga Irani

Fotografi ilustruese. Foto: AP

Zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë gjetur se Rusia ka marrë raketa balistike nga Koreja e Veriut dhe tani po kërkon të marrë raketa balistike me rreze të shkurtra veprimi nga Irani, pasi ka hasur në vështirësi t’i plotësojë kërkesat për furnizim për luftën e vet në Ukrainë, tha Shtëpia e Bardhë të enjten.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare, John Kirby, ka thënë se inteligjenca amerikane gjeti së fundmi se Koreja e Veriut e ka furnizuar Rusinë me raketahedhës balistik dhe me disa raketa balistike.

Ai ka thënë se forcat ruse e shkrepën së paku njërën prej atyre raketave balistike drejt Ukrainës më 30 dhjetor, e cila ra në fushë të hapur në rajonin e Zaporizhjas.

Kirby ka shtuar se Rusia hodhi shumë raketa balistike verikoreane të martën, gjatë një sulmi të natës, ndikimin e të cilit është duke e vlerësuar SHBA-ja.

Kirby tregoi se Rusia dhe Irani ende nuk kanë arritur marrëveshje, por shtoi se ShBA-ja “është e shqetësuar se bisedimet që Rusia të marrë raketa balistike me rreze të shkurtra veprimi nga Irani janë duke përparuar vazhdimisht”.

Administrata Biden ka kërkuar vazhdimisht të dëshmojë se Kremlini tani varet nga Koreja e Veriut, si dhe nga Irani, për armët të cilat i nevojiten për të luftuar kundër Ukrainës, prandaj ka publikuar të dhëna të inteligjencës, të cilat thotë se e dëshmojnë këtë.

Koreja e Veriut dhe Irani janë tejet të izoluara në skenën ndërkombëtare për shkak të programeve të tyre bërthamore dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Në tetor, Shtëpia e Bardhë tha se Koreja e Veriut i dërgoi Rusisë pajisje ushtarake dhe municion.

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Koresë së Veriut e kanë zanafillën prej themelimit të Koresë së Veriut më 1948. Zyrtarët sovjetikë e vendosën një nacionalist të ri dhe ambicioz, Kim Il Sung, babagjyshin e ndjerë të liderit të tanishëm Kim Jong Un, si sunduesin e parë të vendit.

Kimi udhëtoi drejt Rusisë në shtator për t’u takuar me presidentin Vladimir Putin dhe i vizitoi zonat e rëndësishme ushtarake të Rusisë.

Administrata Biden thotë gjithashtu se Irani i ka dhënë Rusisë dronë luftarakë. /REL

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika