ShBA-ja vazhdon të ritheksoj zhgënjimin me Qeverinë e Kosovës

Derek Chollet ka ritheksuar zhgënjimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për refuzimin e e kërkesës për të shtyrë implementimin e vendimit për targa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me flamurin e ShBA-së prapa

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka ritheksuar zhgënjimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi Qeveria e Kosovës ka refuzuar për të shtyrë implementimin e vendimit për targa.

ShBA “e zhgënjyer”: Qeveria e Kosovës i refuzoi kërkesat e ndërkombëtarëve

Chollet në në një postim në Twitter ka bërë të ditur se ka biseduar me presidentin e  Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku bëri të ditur se me këtë të fundin ka ndarë zhgënjimin me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos e zgjatur afatin për regjimin e targave.

“Ndava zhgënjimin tonë me vendimin e Kosovës për të mos vonuar regjimin e targave…” ka shkruar Chollet.

Ai gjithashtu bëri të diture se kanë diskutuar për përkushtimin e ShBA-ve për uljen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.

“…diskutuam përkushtimin tonë për uljen e tensioneve, sigurimin e përparimit të dialogut me Bashkimin Evropian, normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe avancimin e integrimeve evropiane të Serbisë”, ka shtuar ai.

BE: Të shtyhet vendimi për targat, serbët të kthehen në institucionet e Kosovës, të themelohet Asociacioni

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika