Sot janë bërë 25 vjet nga vrasja e vëllezërve, Ylli, Agron e Mehmet Bytyqi.
Në 25-vjetorin e vrasjes së vëllezërve, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, i ka kujtuar ata, ku përmes një postimi në “X”, ai është shprehur se autorët e këtij akti brutal mbeten të lirë ende.
Miller i ka bërë thirrje Serbisë që ta përfundojë hetimin dhe t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për vdekjen e tre vëllezërve, Ylli, Agron e Mehmet Bytyqi.
“25 vjet më parë, shtetasit amerikanë Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi u vranë në paraburgimin e policisë serbe. Sot, autorët e këtij akti brutal mbeten të lirë. Ne i bëjmë thirrje Serbisë sërish që të përfundojë hetimin e saj dhe të sjellë para drejtësisë përgjegjësit për vdekjen e tyre,” shkruan Miller në X.
25 years ago, U.S. citizens Ylli, Agron, and Mehmet Bytyqi were killed in Serbian police custody. Today, the perpetrators of this brutal act remain free. We call on Serbia again to complete its investigation and bring those responsible for their deaths to justice.
— Matthew Miller (@StateDeptSpox) July 8, 2024
Ndryshe, trë vëllezërit ishin arrestuar nga shteti serb në fund të qershorit të vitit 1999, pasi kishin kaluar gabimisht kufirin teksa po përcillnin një familje rome nga Prizreni drejt Serbisë.
Gjatë paraburgimit, ata u zhdukën e më pas trupat e tyre u gjetën më vonë në një bazë në Petrovo Selo në Serbinë Lindore.
Vëllezërit Bytyqi kanë qenë shtetas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), ku SHBA-ja ka akuzuar në vazhdimësi Serbinë se ata ishin ekzekutuar, qëlluar në kokë me duart e lidhura pas shpine.
8 korriku 1999 kujtohet si dita e vrasjes së tyre.