SHBA mirëpret hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë mirëpritur hapat e rëndësishëm që Bashkimi Evropian po ndërmerr për të çuar përpara integrimin e Ballkanit Perëndimor në komunitetin euroatlantik duke hapur bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Joe Biden, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Hapjen e bisedimeve nga ana e Bashkimit Evropian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, e ka përshëndetur presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Ai ka thënë se këto bisedime janë të rëndësishme për të çuar përpara integrimin e Ballkanit Perëndimor në komunitetin euroatlantik.

“Në një kohë kur Rusia ka shkatërruar paqen në Evropë, është më e rëndësishme se kurrë të mbështesim aspiratën për një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe. Një Ballkan Perëndimor demokratik, i sigurt dhe i begatë mbetet thelbësor për këtë vizion”, shprehet ai në një deklaratë.

Teksa ka theksuar se SHBA-të do të vazhdojnë të jenë një partner i fortë dhe i besueshëm, Biden ka thënë se këto vende duhet të punojnë për të mbrojtur të drejtat e njeriut, për të forcuar reformat demokratike dhe për të mbështetur sundimin e ligjit.

“Hapat që BE-ja, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë ndërmarrë ditët e fundit duhet të frymëzojnë të gjithë aspirantët e BE-së në rajon për rritje përkushtimin për përkushtimin të tyre”, vijon deklarata.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të martën edhe zyrtarisht do t’i nisin negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

BE-ja ua ka dhënë dritën e gjelbër të dyja shteteve, pasi Maqedonia e Veriut e ka miratuar në Kuvendin e saj “Propozimin Francez”, i cili edhe e ka zgjidhur problemin që kishte ky shtet me Bullgarinë e që kishte të bënte me gjuhën dhe me pakicën bullgare që jeton në Maqedoni të Veriut.

Fillimin e negociatave e ka bërë të ditur edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili përmes një shkrimi në Facebook është shprehur se dita e martë është një ditë e vecantë për shqiptarët.

“Me kënaqësinë e me krenarinë që sot Shqipëria e të gjithëve ne, pa dallim feje, krahine, ideje, moshe a statusi social, Shqipëria e Skënderbeut, e rilindasve, e dëshmorëve të luftës, e martirëve të regjimit komunist, e studentëve të Dhjetorit ’90, Shqipëria e familjeve të zakonshme shqiptare, kudo ndodhen dhe e fëmijëve tanë kudo ku rriten me prindërit e tyre, ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj”, ka shkruar Rama në Facebook.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të martën nisin negociatat për anëtarësim në BE

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika