ShBA në KS kërkon ekstradimin e individëve që kryen sulmin në veri

Robert Wood, zëvendëspërfaqësuesi i përhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ka kërkuar që terroristët serbë përgjegjës për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të ndiqen penalisht ose të ekstradohen

Robert Wood, zëvendëspërfaqësuesi i përhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ka bërë thirrje që terroristët serbë përgjegjës për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të mbahen të përgjegjshëm.

Wood theksoi se sulmi i 24 shtatorit zbuloi se qytetarët janë të rrezikuar dhe se në të njëjtën kohë u rrezikuan edhe forcat e NATO-s dhe BE-së.

“ShBA e dënon sulmin e 24 shtatorit. Ishte një akt që zbuloi një rrezik të drejtpërdrejtë jetën e qytetarëve të Kosovës dhe gjithashtu vuri në rrezik trupat e NATO-s dhe BE-së. Duhet të ketë përgjegjësi të plotë bazuar në ligj. Individët që ikën në vendet e treta [Serbi] duhet të ekstradohen ose ndiqen penalisht”, ka theksuar Wood.

Ai tutje bëri thirrje që Kosova dhe Serbia të kthehen në dialog.

“Ne u bëjmë thirrje palëve për një kthim të menjëhershëm në dialogun e lehtësuar të BE-së të përgatitur për të ndërmarrë hapa konkretë përpara. Është e rëndësishme që palët të bëjnë përparim në zbatimin e të gjitha angazhimeve të dialogut”.

“Vazhdojmë ta mbështesim dialogun si rruga më e mirë për pajtimin e Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai.

Po ashtu, Wood theksoi se ShBA e mirëpresin rritjen e numrit të KFOR-it në veri.

“Kjo prani do të mbahet sa të jetë e nevojshme. Ne e përgëzojmë Policinë e Kosovës për reagimin e tyre ndaj sulmit të 24 shtatorit dhe për koordinimin e ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in si gjatë sulmit ashtu edhe gjatë hetimit”, ka thënë Wood.

“UNMIK-u ka kohë që e ka përmbushur misionin e tij dhe nuk ka më asnjë rol në qeverisjen e Kosovës”, ka përfunduar Wood.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika