SHBA: Një 20-vjeçar i armatosur rëndë gjendet i vdekur në një park, dyshohet se planifikonte sulm

Një 20-vjeçar i armatosur me armë dhe pajisje shpërthyese u gjet i vdekur nga një plagë të vetëshkaktuar me armë zjarri në një park argëtimi në Kolorado, duke shmangur potencialisht "një sulm me përmasa shkatërruese”

Parku aventurier Glenwood Caverns të Kolorados.

Në një park argëtimi në Kolorado, një burrë 20-vjeçar, i armatosur me armë dhe pajisje shpërthyese, u gjet i vdekur me një plagë të vetëshkaktuar.

Siç ka raportuar CNN, autoritetet dyshojnë se ai mund të kishte planifikuar një sulm të rëndë, por fatmirësisht nuk arriti të kryejë asgjë të tillë.

Një 20-vjeçar, i dyshuar për planifikimin e një sulmi, kishte hyrë në park, ndërsa ishte mbyllur dhe ishte i pajisur me një sasi armësh dhe veshje mbrojtëse.

“Jemi me fat që ai nuk përmbushi çfarëdo plani që kishte. Mund të shkaktonte pasoja shkatërruese në komunitet, potencialisht të vriste njerëz”, kanë deklaruar autoritetet.

Gjatë hetimit, u gjet një letër që ndihmon për t’i zbuluar motivet e mundshme të 20-vjeçarit.

“Nuk jam vrasës. Vetëm doja të shkoja te shpellat”, shkruante në letër.

Autoritetet mendojnë se kjo letër ka lidhje me sjelljen e tij dhe mund të japë informacion shtesë për ngjarjen.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika