SHBA për “Kuvendin gjithëserb”: Sulm i rrezikshëm ndaj Dejtonit dhe institucioneve të Bosnjës

Deklarata e përbashkët “gjithëserbe” mes Serbisë dhe entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës (BeH), Republika Sërpska (RS), buron nga dezinformatat ligjore dhe është e mbushur me plot gabime, tha të hënën Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë

“Deklarata e përbashkët “gjithëserbe” mes Serbisë dhe entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës (BeH), Republika Sërpska (RS), buron nga dezinformatat ligjore dhe është e mbushur me plot gabime”, ka deklaruar Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë të hënën e 10 qershorit [gjatë ditës së sotme].

Një i ashtuquajtur “kuvend gjithëserb” u mblodh të shtunën në Beograd, ku udhëheqës të Serbisë dhe të Republikës Sërpska, bënë thirrje për unitetin e serbëve në të gjithë rajonin.

Në një postim në rrjetin social X, Ambasada amerikane ka shkruar se “deklarata nuk përbën mbrojtjen e Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe, siç pretendojnë autorët, por është sulm i qëllimshëm ndaj kësaj marrëveshjeje dhe ndaj institucioneve të Bosnje e Hercegovinës. Kjo është e rrezikshme”.

Ai u organizua nën sloganin “Një popull, një kuvend – Serbia dhe Sërpska” dhe prodhoi të ashtuquajturën deklaratë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmërisë së përbashkët të popullit serb.

Ambasada amerikane tha se deklarata e bërë nga zyrtarët e Republikës Sërpska, posaçërisht nga presidenti i saj, Millorad Dodik dhe nga kryetari i Asamblesë Kombëtare të RS-së, Nenad Stevandiq, rreth “deklaratës dhe planeve të Republikës Sërpska për ‘shkëputje’ – një emër tjetër për fjalën ndarje – përbëjnë sulm ndaj Marrëveshjes së Dejtonit dhe ndaj integritetit territorial, sovranitetit dhe karakterit shumetnik të Bosnje e Hercegovinës”.

Ajo tha se Marrëveshja e Dejtonit për paqe dhe Kushtetuta e Bonje e Hercegovinës theksojnë në mënyrë eksplicite se Bosnja e Hercegovina është trashëgimtarja e vetme e Republikës së Bosnje e Hercegovinës me strukturën e saj të brendshme të modifikuar për t’u përbërë nga dy entitete.

“As Marrëveshja e Dejtonit e as Kushtetuta e BeH nuk u jep të drejtë entiteteve, apo ndonjë organi tjetër nënshtetëror, për ndarje, ‘shkëputje’, apo çfarë sinonimi tjetër të patakt për ndarje që sajohet nga zyrtarët e RS-së. RS-ja nuk është shtet dhe ajo mund të ekzistojë vetëm brenda Bosnje e Hercegovinës”, thuhet në reagim.

Ambasada vlerësoi se planet e Dodikut e rrezikojnë të ardhmen paqësore dhe demokratike brenda institucioneve euroatlantike që e do populli i Bosnjës, përfshirë banorët e RS-së./Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, Kosovë – Shqipëri mbyll...

Mbledhja e përbashkët e parlamenteve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë i ka përmbyllur sot punimet e saja të cilat i zhvilloi...

Osmani: Shqipëria dhe Kosova, dy pjesë të pandashme të një...

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete të pandashme që janë pjesë e një kombi të madh. Ajo...

Të fundit nga rubrika