SHBA-ja pritet të njoftojë rikthimin e grupit Houthi në listën e organizatave terroriste

Administrata e presidentit Biden pritet të njoftojë planet për t'i rikthyer rebelët Houthi në listën e organizatave terroriste

Administrata e presidentit Biden pritet të njoftojë planet për t’i rikthyer rebelët Houthi në listën e organizatave terroriste, tha një zyrtar amerikan për agjencinë e lajmeve Reuters.

Ushtria amerikane ka kryer një seri sulmesh në Jemen, që në shënjestër kanë pasur zonat e kontrolluara nga rebelët Houthi, ku janë stacionuar sistemet e lëshimit të raketave balistike, që kanë sulmuar anijet tregtare në Detin e Kuq. Sulmet e rebelëve Houthi kanë ndërprerë transportin detar të mallrave në Detin e Kuq, duke nxitur reagimin e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë.

Milicia Houthi, aleate e Iranit, ka kërcënuar me zgjerim të sulmeve në Detin e Kuq, duke përfshirë ato ndaj anijeve amerikane, në përgjigje të sulmeve amerikane dhe britanike ndaj pozicioneve të tyre në Jemen.

Rebelët Houthi thonë se sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq u kryen në përgjigje të sulmit të Izraelit në Rripin e Gazës, që ka shkaktuar vrasjen e mijëra palestinezeve dhe një krizë humanitare. Sulmi i 7 tetorit nga Hamasi në Izrael, në të cilin u vranë 1200 persona dhe u morën peng 240 të tjerë, shkaktoi një përgjigje të fortë ushtarake nga Izraeli.

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, hoqi grupin Houthi nga lista e organizatave terroriste në shkurt të vitit 2021, për të lehtësuar dërgimin e ndihmave humanitare në Jemen.

Presidenti amerikan, Joe Biden, i quajti të premten forcat Houthi të Jemenit një grup “terrorist”, pasi avionët luftarakë, anijet dhe nëndetëset amerikane dhe britanike kryen dhjetëra sulme ajrore në të gjithë Jemenin.

Udhëheqësit e grupit Houthi kanë kërcënuar se do të jetë një “përgjigje të fortë dhe efektive”./VOA

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika