ShBA rrëzon balonën kineze, reagon Pekini

Pasi Shtetet e Bashkuara rrëzuan balonën kineze, ka reaguar ministria e Jashtme kineze, e cila ka thënë se “Pekini do të mbështesë me vendosmëri të drejtat dhe interesat legjitime të kompanisë përkatëse dhe se gëzon të drejtën të ndërmarrë veprime të tjera në përgjigje të reagimit amerikan”

Pamje nga balona e dyshuar kineze e spiunazhit duke u rrëzuar

Ushtria amerikane ka rrëzuar balonën kineze të shtunën e 4 shkurtit, e cila dyshohej se shfrytëzohej nga Pekini për përgjim.

Ajo u godit teksa po fluturonte mbi brigjet e Karolinës së Jugut. Balona spiune fluturoi për disa ditë, mbi objekte të ndjeshme ushtarake, në të gjithë Amerikën e Veriut. Pas rrëzimi të balonës, Pekini reagoi duke paralajmëruar për pasoja, të cilat nuk i specifikoi.

Pentagoni ka goditur dhe ka rrëzuar me raketë balonën kineze e cila siç thanë zyrtarët amerikanë fluturoi mbi disa objekte të rëndësishme ushtarake në vend.

Pas operacionit, presidenti Joe Biden ka thënë se ishte ai që kishte dhënë urdhrin për rrëzimin e saj.

Ai shtoi se kishte kërkuar rrëzimin e saj edhe më herët, por siç tha Biden, ekspertët e sigurisë kombëtare, kishin vlerësuan se koha e duhur për të kryer një operacion të tillë ishte kur objekti fluturues të kalonte mbi oqean.

“Urdhërova Pentagonin ta rrëzojë atë që të mërkurën dhe sa më shpejt të ishte e mundur. Por ushtria vendosi që të shmangë çdo dëm të mundshëm në tokë. Vlerësuan se koha më e mirë për ta bërë këtë ishte kur ajo të fluturonte mbi ujë. Tashmë ajo u rrëzua me sukses”, ka thënë presidendi Biden, pas operacionit për rrëzimin e balonës.

Kina ka kritikuar Shtetet e Bashkuara dhe e ka quajtur rrëzimin e balonës një reagim të tepruar e shkelje serioze të praktikave ndërkombëtare.

Në deklaratën e saj të së dielës, ministria e Jashtme kineze shprehej se “Pekini do të mbështesë me vendosmëri të drejtat dhe interesat legjitime të kompanisë përkatëse dhe se gëzon të drejtën të ndërmarrë veprime të tjera në përgjigje të reagimit amerikan”.

Prania e balonës në hapësirën ajrore amerikane i ka dhënë një goditje të rëndë marrëdhënieve tashmë të tensionuara SHBA-Kinë.

Ky incident u bë shkak që Sekretari amerikan të Shtetit, Antony Blinken të anulonte një udhëtim të rëndësishëm në Pekin, që synonte pikërisht uljen e tensioneve mes dy vendeve.

Balona e cila kishte madhësinë e tre autobusëve shkollorë, u pa mëngjesin e së shtunës tek lëvizte mbi Karolinën e Veriut dhe atë të Jugut. VoA

Rrëzimi i balonës ‘spiune’ kineze: Çfarë do të ndodhë me mbetjet e saj?

Ushtria amerikane rrëzon balonën ‘spiune’ kineze

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika