SHBA: Serbia po shkel obligimet e dialogut me projektligjin për Kosovën

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka dhënë qëndrimin e saj ndaj projektligjit të propozuar nga Qeveria e Serbisë për shpalljen e Kosovës si zonë të mbrojtjes së veçantë dhe për organizimin e juridiksionit të saj në çështje penale në Kosovë.

Duke cituar një qëndrim të ngjashëm të Bashkimit Evropian, Departamenti amerikan i Shtetit për Dukagjinin ka potencuars e ky projektligj përbën “një shkelje të qartë” të angazhimeve që Serbia ka marrë në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

“Ne jemi dakord me BE-në,” thuhet në deklaratë, ku ritheksohet mbështetja e SHBA-së për integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës në të gjithë territorin e saj.

Mes tjerash thuhet se marrëveshjet të arritura përmes dialogut synojnë të mbrojnë të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës, përfshirë komunitetin serb në veri të vendit, dhe se këto marrëveshje duhet të zbatohen pa vonesë.

Gjithashtu, Departamenti amerikan i Shtetit bën thirrje që Serbia dhe Kosova të respektojnë obligimet e marrëveshjes së vitit 2023 për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Shija e redaktorit

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Presidentja Osmani uron Vitin e Ri 2025: Kosovën ta shndërrojmë...

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka uruar Vitin e Ri 2025 nëpërmjet një video mesazhi, ku ka potencuar rëndësinë e angazhimit që Kosova të...

Të fundit nga rubrika