SHBA-Tajvan: Pritet të nisin bisedimet zyrtare dypalëshe tregtare

Disa javë pas takimit të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, është njoftuar se do të fillojnë negociatat formulare tregtare mes ShBA-së dhe Tajvanit

Zyra e Përfaqësuesve të tregtisë së SHBA-së ka njoftuar se bisedimet zyrtare tregtare mes SHBA-së dhe Tajvanit do të fillojnë në fillim të vjeshtës.

Nga ky diskutim pritet që të arrijnë një marrëveshje mbi lehtësimin e tregtisë, tregtinë digjitale dhe standardet kundër korrupsionit.

Iniciativa për tregti në mes këtyre dy shteteve ishte paralajmëruar edhe në muajin qeshor, ku të dy palët kishin arritur koncensuz mbi mandatin e negociatave.

Zëvendëspërfaqësuesja e Tregtisë e Shteteve të Bashkuara, Sarah Bianchi, në një deklaratë ka thënë se planifikohet të ndiqet një plan ambicioz që do të ndihmojë në ndërtim të një ekonomie më të drejtë të shekullit 21, raporton BBC.

Në vitin 2020, SHBA dhe Tajvani kishin arritur tregti në vlerë prej 106 miliardë dollarësh.

Diplomati i lartë i SHBA-së për Azinë Lindore, Daniel Kritenbrink, ka thënë se do të vazhdojnë të marrin hapa të qetë e të sigurt, për të mbështetur paqe dhe stabilitet.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika