ShBA-të 30 milionë dollarë ndihmë për Pakistanin

Shetet e Bashkuara të Amerikës do të ofrojnë rreth 30 milionë dollarë ndihma për Pakistanin ka njoftuar Sekretari i shtetit Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken nëpërmjet një njoftimi në Twitter ka njoftuar se se ShBA-të do të ofrojnë 30 milionë dollarë ndihmë për qytettarët e Pakistanit, pas përmbytjeve që janë duke ndodhur në atë vend.

Ai shtoi se kjo ndihmë do të ofrohet përmes USAID-it dhe do të jenë ndihmanë ushqim, ujë të pastër dhe strehim.

“Ndërsa Pakistani vuan nga përmbytjet shkatërruese, Shtetet e Bashkuara-përmes USAID po ofrojnë 30 milionë dollarë për ndihmën humanitare si ushqim, ujë të sigurt dhe strehim”, ka shkruar Blinken.

Ai ka përfunduar duke u shprehur se se ShBA-të qëndrojnë me Pakistatin në këto kohë të vështira.

Gjithashtu, Qeveria e Pakistanit ka apeluar për ndihmë ndërkombëtare për të trajtuar një emergjencë të përmbytjeve që ka vrarë më shumë se 1 mijë njerëz, dhe kërcënon të lërë nën ujë “një të tretën e vendit”.

Shija e redaktorit

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua...

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, mbështetur nga shtëpia botuese "Dukagjini", shënuan “Festivalin e Matematikës” për të tretin vit me radhë, duke vlerësuar dhe nxitur...

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

Të fundit nga rubrika