SHBA-të dhe Rusia dakordohen për rifillimin e bisedimeve për kontrollin e armëve bërthamore

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia, për herë të parë pas pushtimit rus në Ukrainë, janë pajtuar që të rinisin bisedimet për kontrollin e armëve bërthamore

Ilustrim





Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia po përgatiten që të takohen për të diskutuar rifillimin e inspektimeve të objekteve të armëve bërthamore.

Kjo, brenda kuadrit të Traktatit të ri të Armëve Sulmuese Strategjike, i cili është i vetmi që rregullon dy arsenalet më të mëdha bërthamore në botë.

Kështu ka njoftuar zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, i cili nuk ka njoftuar për datën e takimit, shkruan CNN.

Këto inspektime u ndërprenë në mars 2020 për shkak të pandemisë COVID-19.

Një rifillim i inspektimeve pritet të jetë temë diskutimi në takimet e ardhshme, kanë thënë zyrtarët amerikanë.

Rusia ka shprehur gatishmërinë për të diskutuar zgjatjen e traktatit dhe SHBA ka thënë se negociatat do të ndodhin vetëm pasi të rifillojnë inspektimet në terren.

Komplikimet u ngritën në fillim të këtij viti pasi SHBA u përpoq të rifillonte inspektimet, por Rusia i kundërshtoi përpjekjet, duke përmendur përpjekjet e supozuara të SHBA-së për t’i “privuar Federatës Ruse të drejtën për të kryer inspektime në territorin amerikan”.

Price kishte thënë në atë kohë se “sanksionet e SHBA dhe masat kufizuese të vendosura si rezultat i luftës së Rusisë kundër Ukrainës janë plotësisht në përputhje” me traktatin e ri.

Takimet e traktatit zhvillohen nën titullin e komisionit konsultativ dypalësh, BCC.

“Ne kemi rënë dakord që BCC do të takohet në të ardhmen e afërt sipas kushteve të traktatit të ri START. Puna e BCC është konfidenciale, por ne shpresojmë për një seancë konstruktive”, ka thënë Price.

Traktati i kufizon të dy vendet në vendosjen e një mijë e 550 kokave bërthamore në sistemet e shpërndarjes, duke përfshirë raketat balistike ndërkontinentale, raketat balistike të lëshuara nga nëndetëse dhe bombarduesit.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika