“ShBA-ja do të jetë krah FSK-së”, Maqedonci tregon për mundësitë e blerjes së armatimit dhe bashkëpunimit me amerikanët

Në “FIVE” të Dukagjinit, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar se ka diskutuar mundësitë e blerjes së armatimit nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Ai ka shtuar se gjatë qëndrimit të tij në SHBA, ka marrë mbështetje dhe konfirmim se Shtetet e Bashkuara do të jenë në krah të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke vazhduar mbështetjen në aspektin e aktiviteteve të përbashkëta dhe blerjeve ushtarake

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ministri i Mbrojtës, Ejup Maqedonci, gjatë ditëve të fundit ka vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku, ndër të tjera, gjatë qëndrimit atje ka takuar zyrtarë nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Departamenti Amerikan i Mbrojtjes.

E pas kësaj vizite Maqedonci në “FIVE” të Dukagjinit ka treguar për takimet dhe diskutimet gjatë vizitës atje.

Maqedonci ka theksuar se me ushtruesin e detyrës së ndihmëssekretarit të ushtrisë, Douglas Bush, ka biseduar edhe për mundësitë e bashkëpunimit në mes të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ushtrisë amerikane.

Gjersa po fliste për mundësitë e blerjes së armatimit nga FSK-ja, Maqedonci ka theksuar se gjatë qëndrimit të tij në tokën amerikane, ka marrë mbështetje se ShBA-ja do të jetë në krah të FSK-së.

“Po do të vazhdojë mbështetja. Unë kam marrë një konfirmim për thellim të raporteve në këtë aspekt. Si në aspektin e aktiviteteve të përbashkëta, ashtu edhe në aspektin e blerjeve ushtarake. Në këtë aspekt kam pasur një takim me Douglas Bush, i cili është ndihmëssekretar i ushtrisë për blerjet, teknologjinë dhe logjistikën, me të cilin kemi diskutuar çështjet e mundësive që në të ardhmen e fort të vazhdojmë blerjet sipas programit të FM-së, i cili është program shtetëror, me të cilin Qeveria e Kosovës prokuron nga SHBA, por edhe përmes blerjeve direkt. Edhe në këtë aspekt kam marrë një mbështetje që SHBA do të jenë krah Forcës së Sigurisë në zhvillimin e saj, në përputhje me planin gjithëpërfshirës të tranzicionit, plan i cili është hartuar dhe ndjek bashkërisht nga Ministria e Mbrojtës, FSK-ha dhe SHBA-të”, ka thënë Maqedonci.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika