Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA) mbështesin rrugën e Shqipërisë drejt antarësimit në Bashkimin Evropian.
Kështu ka deklaruar Ambasada e SHBA-së në Tiranë përmes një postimi në Twitter.
“SHBA do të vazhdojë të mbështesë fort përparimin e Shqipërisë për t’u bërë shtet anëtar i BE, përfshirë përpjekjet për të zbatuar reformat e nevojshme”, thuhet në postim.
2/2 SHBA do të vazhdojë të mbështesë fort përparimin e Shqipërisë për t'u bërë shtet anëtar i BE, përfshirë përpjekjet për të zbatuar reformat e nevojshme." @USAmbAlbania Yuri Kim
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) March 17, 2023
Të enjten e 16 marsit, për herë të parë është mbajtur Këshilli i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri. Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell kishte deklaruar haptazi se mirëpret drejtimin e Shqipërisë drejt BE-së. Mbajtjen e këtij këshilli, Borrell tha që populli shqiptar duhet ta marrë si mesazh se BE-ja është afër tyre.
For the 1st time, we held the EU-Albania Stabilisation and Association Council in Tirana.
The main message of this Council: our unequivocal commitment to the EU integration of #Albania.
We see and welcome Albania’s clear strategic direction towards the EU. pic.twitter.com/ofigeual5k
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) March 16, 2023
Më tej, ai ka thënë se me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kanë rënë dakord që qeveria e Shqipërisë të tërhiqet nga projekti i pasaportës së artë.
Në një konferencë të përbashkët për media me Borrellin, kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka thënë se Qeveria e tij do të presë vendimin e Gjykatës Evropiane lidhur me çështjen e “pasaportave të arta”.