ShBA-të vendosin sanksione të reja ndaj zyrtarëve iranianë për shtypjen e protestave

ShBA-të vendosin masa të reja ndëshkuese ndaj zyrtarëve iranianë të përfshirë në shtypjen e vazhdueshme të protestave mbarëkombëtare në Iran. Përveç sanksioneve në lidhje me goditjet ndaj protestuesve, Departamenti i Thesarit ka caktuar gjithashtu dy iranianë dhe shkollën që ata kanë themeluar

Foto ilustrim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mërkurën e 26 tetorit kanë vendosur një sërë sanksionesh të reja kundër zyrtarëve iranianë të përfshirë në shtypjen e vazhdueshme të protestave mbarëkombëtare në Iran.

Kjo është përgjigja e fundit e ShBA-ve ndaj përpjekjeve të Teheranit për të shuar zemërimin pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini.

“Kanë kaluar 40 ditë që nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini në paraburgimin e të ashtuquajturës “Policia e Moralit” të Iranit dhe ne i bashkohemi familjes së saj dhe popullit iranian për një ditë zie dhe reflektimi”.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të mbështetur popullin iranian dhe për të siguruar që ata që janë përgjegjës për shtypjen brutale të protestave mbarëkombëtare në Iran të mbajnë përgjegjësi. Sot, ne po shpallim një veprim të përbashkët midis Departamentit të Shtetit dhe Thesarit, duke caktuar 14 individë dhe tre subjekte që përdorin pesë autoritete të ndryshme, duke demonstruar përkushtimin tonë për të përdorur të gjitha mjetet e duhura për të mbajtur përgjegjës të gjitha nivelet e qeverisë iraniane”, ka thënë Sekretari i Shteti Antony Blinken.

Departamenti i Thesarit gjithashtu ka sanksionuar shumë zyrtarë të burgjeve iraniane, duke përfshirë Hedayat Farzadi, kujdestarin e burgut famëkeq Evin të Teheranit.

Përveç sanksioneve në lidhje me goditjet ndaj protestuesve, Departamenti i Thesarit ka caktuar gjithashtu dy iranianë dhe shkollën që ata kanë themeluar, Ravin Academy e cila “trajnon individët në sigurinë kibernetike dhe hakerimin”, si dhe kompaninë private të kufizuar Samane Gostar Sahab Pardaz, ” një nga operatorët kryesorë të shërbimeve të filtrimit të mediave sociale në Iran”, ka theksuar Departamenti i Thesarit.

Masat ndëshkuese të administratës Biden ndaj Iranit për shtypjen e protestuesve kanë adhur ndërsa ShBA-të dhe Evropa janë duke punuar për të kundërshtuar bashkëpunimin në rritje të Iranit dhe Rusisë në luftën në Ukrainë, raporton CNN.

Forcat ruse javët e fundit kanë goditur qytetet ukrainase me drone iraniane. Ndërkaq zëvendës-zëdhënësi kryesor i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel, ka thënë javën e kaluar se “thellimi” i marrëdhënieve midis Moskës dhe Teheranit duhet të shihet si “një kërcënim i thellë”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika